AKTUALITET

E mitura pi ilaçet e gjyshes, dërgohet me helikopter në Tiranë

08:28 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e vogël vetëm 4 vjeçe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.




Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, gjatë ditës së djeshme, e shtunë, ku e mitura F.A., 4 vjeçe ka pirë ilaçet e gjyshes.

Më konkretisht e mitura ka qenë duke lozur dhe befas ka hapur sirtarin ku e moshuara mbante ilaçet e tensionit duke i pirë ato.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, por gjendja e saj paraqitej e rëndë.

Për këtë arsye ajo është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Gjendja e së miturës vijon të jetë ende e pastabilizuar, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.