POLITIKË

Emri/ Paloka: Kush është trafikanti në kërkim ndërkombëtar, sot biznesmen në Shqipëri

13:37 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim këtë të dielë, drejtuar qeverisë shqiptare. Ka qenë nënkryetari i selisë blu, Edi Paloka i cili në në një dalje për mediat ka bërë të ditur se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ka vijuar i qetë punën si biznesmen në Shqipëri.




Sipas Palokës bëhet fjalë për Edmond Bejkon. Paloka tha se Bejko ishte i shpallur në kërkim, anëtar i bandës së Aldo Bares dhe se jetonte i lirë në Shqipëri.

Sipas demokratit, personi në fjalë ka lidhje me pushtetarë të lartë në Shqipërië, edhe pse është dënuar nga autoritetet italiane.

“Si është i mundur që një trafikant droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia greke dhe jo ajo shqiptare? Pse policia mbyll syte dhe personi në fjalë jo vetëm nuk arrestohet por vijon i qetë biznesin në Shqipëri? A është Taulant Balla personi që ka mërrë në mbrojtje trafikantin dhe vijon binsesin me të?” tha mes të tjerave Paloka


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.