Kronikë

Grabitet karburanti në Lezhë, hajduti plagos rojen pas përleshjes

09:44 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grabitja e një karburanti në Lezhë ka përfunduar me një person të plagosur.




Mësohet se roja i karburantit pasi ka pikasur grabitësin, është përleshur me të, duke mbetur i dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, e shtunë, në një pikë karburanti në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë.

Mësohet se grabitësi ka qenë i maskuar dhe është afruar me një automjet pa targa, ku pasi është pikasur nga roja, ka nisur përleshja.

Pasi ka plagosur rojen, duke e goditur me sende të forta, ai ka mundur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, duke u larguar më tej nxitimthi.

I dëmtuari u dërgua për mjekim drejt Tiranës, ndërkohë që nga ana e policisë u bë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë – Rrilë, tek një karburant, një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.