POLITIKË

“Kryetari i Shijakut me firmë betoni po gjobit ndërtuesit, tenderat i merr vetë”

20:53 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Shijakut se po gjobit ndërtuesit. Sipas këtij mesazhi, kryebashkiaku iu thotë ndërtuesve se nëse duan leje, duhet të marrin betonin tek firma e tij.




Në mesazhin e dërguar ish-kryeministrit, thuhet se me drogë ka mbyllur problemet e dekriminalizimit.

Postimi i plotë
Narko kryetari i Shijakut, beton kryetar si Gjushi!
Ai fiton çdo tender të qytetit të tij.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

-Narkokryetari ka firmë ndërtimi, betoni.
-Është subjekt i dekriminalizimit!
-Me drogë ka arritur të mbylle problemet e dekriminalizimit. sb

“Përshëndetje doktor. Kryetari bashkisë Shijak po gjobit ndërtuesit në Shijak nqs doni leje ndërtimi betonin duhet ta merrni tek ai se ai ka firma betoni që ia kaluar vëllait. Të gjithë tenderët, rrugë, stadium, trotuare i merr vet. Ky person e kap ligji dekraminizimit ka pas probleme kur ka qenë polic dhe një problem edhe më të rëndë. Ky është mik i ngushtë me Haki drogën dhe droga ka bërë shumë që t’ia fshij atij problemet. respekt”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.