Kronikë

Tentoi të shpëtonte qenin, përplaset nga treni një person në Durrës

16:00 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një tren pa përplasur një pushues nga Kosova.




I aksidentuari po transportohet drejt reaminacionit, dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Sipas policisë 39-vjeçari ka tentuar që të shpëtojë qenin dhe nuk ka mundur të largohet në kohë nga shinat.

Blutë e Durrësit sqarojnë se qeni po rrinte mbi shina, dhe burri ka ndërhyrë për ta hequr, teksa është përplasur nga treni.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Më duket e padrejtë që ta akuzohet se hekurudha ose më saktë treni në pronësi të saj bashkë me infrastrukturën përkatëse ka shkaktuar një aksident, ndërsa dihet se mbi vijën hekurudhore nuk mund të kalojnë apo të rrinë persona të pautorizuar. Media nuk po i trajton drejt e siç duhet astet e aksidenteve të ndryshme që ndodhin në rrjetin hekurudhor shqiptar. Janë qytetarët ata të cilët shkelin rregullat dhe që nuk duhet t’i afrohen vijës hekurudhore. Na vjen keq për rastet që kanë si pasojë viktima, por duhet të jemi ne më të përgjegjshëm.

    Përgjigju ↓