Kryesore

Dalin dokumentet, kur klerikët ‘predikonin’ kundra komunizmit

11:00 - 20.08.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

4.-P.P. Në mbledhjen që kemi bërë në dylben e Baba Kasos kemi bërë ndarje pune si ma poshtë:
a)Mbasi unë jesha element i dyshimtë dhe survejohesha nga organet e pushtetit, mu nagrkua vetëm ana axhitative n’elemenat që njifeshin prej meje ose duhej t’ishin elementa me siguri kundra pushtetit.
b) Bab Shefqeti si kryetar i këtij grupi dhe si njeri që gëzon një influencë të madhe në popullin e N/ Prefekturës Tepelenë dhe jashtë rrethit të saj, ju ngarkua rë propagandonte në besnikët e t’afërmit e tij kundra pushtetit, se teqeja e tij ishte qendër që frekuentohej prej qindra njerzësh e sidomos nga ata të krahinës së Buzit, e cila dhe gjatë luftës ka qenë e lidhur me Ballin Kombëtar dhe Baba Shefqeti e ka drejtuar dhe n’atë kohë popullin e kësaj krahine kundra Lëvzijes.
c)At-Gjergj Suli ishet caktuar për detyrë që të punonte në krahinës e Rëzës tepelenës (Labovat, Lekël, etj) dhe tëmundohej të grumbullonte njerëzit e pakënaqur rreth këtij grupi.
d)Jashar Halili, ky ishet ngarkuar të punonte në rrethin e tij në katundin e Dames dhe të ndërlidhej me Dëshni… se aty ka patur miq ai si Maliq Psarin dhe elementë të tjerëq kundërshtarë të këtij Pushteti.
Dh) Neki Rexhua. Ky kishte për detyrë që të punonte në katundet rreth [për qark Tepelenës dhe të bënte që atë punë që do bëjshin…
4.P.P. Në muajin korrik të këtij vjeti me rastin e ndrimit të kartëmonedhës së vjetër në të reja jam takuar në Tepelene me Surja Bej Vasjarin dhe të dy bashkë shkuam në shtëpun e Jashar Halilit dhe biseduam rreth situatës ndërkombëtare. Surja Beu na tha se anglo-amerikanët kanë vendosur ndrrimin e këtij regjimi, grekët të lihen të




LIRË…
Ky është vetëm një prej dokumenteve të ekspozitës që çelet sot në Tiranë. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës ekspozon materiale arkivore të dhjetëra dosjeve të përndjekjes së Sigurimit ndaj faktorit antikomunist në zonën e Tepelenës, shumë prej të cilave, për herë të parë.
Materialet janë disa mijëra faqe dhe vihen në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë.

Konkretisht, janë identifikuar personazhet kryesore të Kryengritjes së Zhapokikës në gusht të 1948 dhe dosjet e tyre hetimore gjyqësore, formulare, të përpunimit, mes të cilëve ajo e Atë Gjergj Suli, Baba Shefqet Mahmutit, etj.
Ekspozohen treguesit alfabetikë që mbante Sigurimi i Shtetit për të përndjekurit në zonën e Tepelenës; statistika të të burgosurve të 1945, mes të cilëve disa dosje formulare, si ajo e Selahudin Totos; dosje informative të të pushkatuarve, të përndjekurve dhe statistika të detuajara të tyre, raporte të elementit antiparti, ku dokumentohet survejimi i personave të internuar, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët në kufi; raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të Kampit të Bënçës.

Për herë të parë ekspozohen regjistrat e përpunimit të mbarë zonës së Tepelenës, si dhe dosjet voluminoze hetimore gjyqësore të grupit me të cilin u dënua poeti Trifon Xhagjika, ato të Neim Pashës, Zenel Shehut e dhjetëra të tjera.
Të gjitha materialet që dokumentojnë përndjekjen, rezistencën dhe masat që e pasuan ekspozohen në mjediset e Autoritetit, pranë Gardës së Republikës. AIDSSH ka kryer kërkim të thelluar mbi viktimat dhe të përndjekurit e kësaj zone nga periudha 1945-1968, në dokumente, indekse alfabetike dhe statistika.

Të gjitha materialet e sipërpërmendura janë deklasifikuar. Të interesuarit mund të plotësojnë formularët e kërkesës për informim, konform ligjit 45/2015 për t’i lexuar këto dokumente. Veç paraqitjes në mjediset e Autoritetit, materialet do të ekspozohen edhe në Tepelenë, më 23 gusht 2018, në kuadër të organizimeve të AIDSSH me partnerët, për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, me praninë e komunitetit vendas.  Kjo ekspozitë komplekse synon të inkurajojë dialogun lokal mbi të shkuarën, duke e vënë fokusin në ngjarje të spikatura të zonës, që i ridimensionojnë figurat dhe nxisin reflektim.

DËNIMI
“GSH” sjell sot, edhe një pjesë nga dokumenti që i dënon klerikët e lartpërmendur. “Përveç të panderhurvet Nako Dede dhe Zagoll Saliko për të cilët trupi gjykues nuk formon bindje që ta kenë kryer me koshiencë të plotë fajin e tyre dhe si mbas nenit 40 të ligjes nr.382 datë 2\4/ XII/ 1946 ju akordohen shkaqe lehtësore gjenerike.

Për këto arsye: Gjykatra bashkërisht duke parë dhe nenin 4 të liogjësx nr.372 datë 12/12/1946 vetëm për të pandehurit për fajet e nalt treguara dhe në bazë të dispozitave ligjore të mësipërme i dënon si më poshtë: Për të pandehurit At Gjergj Suli, Zenel Shehu, Baba Shefqet Haderi, Sali Neim Guri, Gaqo Muzina, Namik Haderi e Rako Çekën me VDEKJE, bjerjen e të drejtave civile e politike. Konfiskimi i pasurisë së Sail Neim Gurit, konfiskimin e ½ e pasurisë dhe parat e ardhura nga Sillopgu Gaqe Muzinës; konfiskimin e ¼ të pasuris së Zenel Shehut.

Për të pandehurit Tehmo Muzha e Vasillaq Xhelo me privim të lirisë për jetë dhe konfiskimin e ½ e pasurisë të Themo Muzht si edhe parat e ardhura nga Sillogu, për të dy bjerjen e të drejtave civile e politike. Për të pandehurit Xhelo Shameti e Polo Nako me nga 20 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshme, bjerjen e të drejtave politike për nga 5 vjet secilit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.