Kronikë

Emrat/ Zbulohet “ishulli i marijuanës”, në pranga dy shqiptarë

09:32 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karabinierët e Chiavasso, në bashkëpunim me policinë pyjore si edhe me mbështetjen e Njësisë së Helikopterëve kanë zbuluar një “ishull marijuane” dhe kanë arrestuar dy shqiptarë për kultivimin, prodhimin dhe ruajtjen e lëndëve narkotike.




Më 17 gusht, përgjatë brigjeve të lumit Po, autoritetet italiane zbuluan një plantacion marijuane dhe arrestuan Artur Kurtin (28 vjeç) dhe Masimo Vlashi (28 vjeç), si prodhues dhe kujdestarë të drogës.

Marijuana ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në një ishull të vogël, teksa kishte arritur në lartësinë 2 metra.

Karabinierët sekuestruan 391 rrënjë marijuanë, 4 kg bimë marijuanë gjatë tharjes, 3 kg marijuanë e gatshme për t’u shitur si edhe materiale për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e drogës.

Sipas hetimeve, dy shqiptarët e arrestuar janë punonjës të thjeshtë, pas të cilëve fshihet  një grup kriminal i fuqishëm në atë zonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.