BOTA

Ergogan thirrje nacionaliste: Sulmi ndaj ekonomisë, si ai ndaj flamurit

11:53 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një sulm ndaj ekonomisë turke nuk dallon nga një sulm kundër flamurit”.




Kështu u shpreh presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një video-mesazh me nota nacionalizmi, përpara festës së Kurban Bajramit.

“Sulmi ndaj ekonomisë sonë nuk ka absolutisht asnjë ndryshim nga sulmet ndaj thirrjes sonë për lutje dhe flamurit tonë. Qëllimi është i njëjtë. Qëllimi është të ulin Turqinë dhe popullin turk në gjunjë, për ta bërë atë të burgosur”.

Teksa shtoi se: “Ata që mendojnë se mund ta bëjnë Turqinë të tërhiqet, si pasojë e rënies së kursit të këmbimit, së shpejti do të shohin se kanë gabuar”.

Situata e tensionuar mes Turqisë dhe SHBA-ve është rritur, pasi mëngjesin e sotëm Ambasada Amerikane në Ankara është qëlluar me armë zjarri.

Më parë, monedha kombëtare e Turqisë humbi pothuajse 20 përqind të vlerës së saj, pasi Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë turke dhe dyfishuan tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit turk mbi arrestimin e vazhdueshëm të pastorit amerikan Andrew Brunson mbi akuzat për spiunazh dhe terrorizëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.