SPORT

Flamurtari prezanton dy blerjet e reja

21:55 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flamurtari, një skuadrat më aktive në këtë fundmerkatoje ka zyrtraizuar edhe dy blerjet e reja. Skuadra vlonjate ka ndërhyrë, aty ku është cilësuar se është pika më e dobët, mbrojtja.




Përmes rrjeteve sociale, klubi vlonjat ka njoftuar se ka firmosur me dy mbrojtësit Cristian Sirghi dhe Albi Alla.

 

I pari është rumun dhe kryesisht ka luajtur në kampionatet e vendit të tij dhe kjo do të jetë eksperienca e parë në Superligën shqiptare. Sirghi  është 32 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit.

Ndërsa Alla që më herët gjatë ditës së hënë zyrtarizoi largimin nga Kukësi do të jetë një përforcim i rëndësishëm në qendrën e mbrojtjes kuq e zi. Si për mbrojtësin pogradecar ashtu edhe atë rumun nuk është specifikuar kohëzgjatja e kontratës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.