BOTA

Hyn në komisariat me thikë dhe bërtet “Allahu Akbar”, policia spanjolle e vret në vend

11:11 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia spanjolle ka vrarë një person, pasi ai hyri në komisariatin e Cornellà de Llobregat të Barcelonës i armatosur me një thikë dhe duke bërtitur “Allahu Akbar” (Allahu është i madh).




Burri, 29 vjec dhe me origjinë nga Algjeria, hyri në ndërtesë pak pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së hënë, “me qëllimin për të sulmuar agjentët”, sipas njoftimit të policisë në Tëitter.

Njëri prej policëve e ka qëlluar, duke e vrarë në vend.

Sipas burimeve, agresori jetonte në Spanjë për disa vjet dhe kishte një numër identiteti për të huajt.

Stacionet e policisë në të gjithë Spanjën janë vënë në gatishmëri si rezultat i incidentit.

Sulmi erdhi tre ditë pas përvjetorit të sulmeve të xhihadit 2017 në qendër të Barcelonës dhe Cambrils aty pranë ku morën 16 vetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.