LIFE STYLE

Keni shtuar peshë? Fajin e ka lidhja ose martesa juaj e lumtur

12:23 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mos fajin që keni shtuar peshë e ka lidhja ose martesa juaj e lumtur? Po po, e lexuat saktë.




Sipas studiuesve, ekziston një lidhje mes marrëdhënies suaj në çift dhe peshës trupore. Nëse keni një lidhje apo martesë të lumtur, nuk është aspak e çuditshme që të shtoni peshë.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Queensland, fitimi i peshës gjatë kohës që jeni të dashuruar është e pashmangshme dhe mesatarisht njerëzit në një marrëdhënie të lumtur mund të shtojnë deri në 13 kilogramë më shumë.

Ndërkohë që, ata që nuk shtojnë peshë dhe mbeten elegantë kanë një martesë më të vështirë dhe shpesh përfundojnë në divorc.

Sipas një studimi tjetër të bërë nga Universiteti Southern Methodist në Dallas, ekziston një lidhje mes kënaqësisë dhe fitimit së peshës.

Studiuesit ndoqën 200 të porsamartuar gjatë katër viteve dhe panë që sjelljet dhe zakonet e tyre favorizonin shtimin në peshë.

Kjo sepse çiftet e lumtur nuk ndjenjë më nevojën për të bërë për vete një tjetër person, kështu që kanë më pak stres për paraqitjen.

Ndërkohë që, ata që kanë një lidhje të vështirë qëndrojnë elegantë, në mënyrë që të kenë pëlqime nga njerëzit e tjerë.

Sipas psikologes Andrea L. Meltzer, e cila ishte në krye të studimit, sa më të lumtur të jemi, aq më të prirur jemi të shtojmë peshë, sepse mes këtyre dy komponentëve duket se ekziston një përpjesëtim i drejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.