Kronikë

Makina përplas 9-vjeçarin në Tiranë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

18:48 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 9-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë. Mësohet se i mituri është përplasur nga një makinë që drejtohej nga Gentjan Hyka.




Pas përplasjes 9-vjeçari është dërguar në spital me një makinë të rasti, ndërkohë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.08.2018, rreth orës 17:00,  në Shkozë, mjeti me targë AA 644 Sl, me drejtues shtetasin G. H., ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 9 vjeç.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.