Nostalgji

Nostalgji/ Në shtrat me Altuna Sejdiu: “Para se te fle luaj me celular, jam duke thyer rekorde”

16:00 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Në shtrat me Altuna Sejdiu: “Para se te fle luaj Me celular, jam duke thyer rekorde”




Aktualisht është duke shijuar statusin e bashkëshortes, pasi ka vetëm pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë së saj. Të qënit bashkëshorte nuk e pengon absolutisht këngëtaren e suksesshme, Tuna që paralelisht më të, të zhvillojë edhe karrierën e saj. Ndërkohë është duke punuar fort për materiale të reja muzikore, pasi shumë shpejt ka në plan të nxjerrë albumin e ri. Por, sot ajo i është bashkangjitur faqeve të suplementit “Bluetooth” për një tjetër motiv… Tuna ka pranuar të na rrëfejë sot për të gjithë lexuesit marrëdhënien që ka me shtratin si shumë detaje të tjera… Zbuloni në vijim, gjithçka nuk dini për Tunën dhe shtratin e saj.

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Varet edhe nga dita… Mundohem që të kaloj kohë në shtrat aq sa i nevojitet organizmit për gjumë, por ka dhe ditë të tjera ku nuk ka fuqi botërore që të më lëvizë.

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Jetoj një jetë dinamiku ku nuk është asnjëherë gjithçka e njëjtë… Ndonjëherë kaloj 6-7 orë nduke fjetur, por ka edhe raste kur nuk fle fare, (zakonisht pas koncerteve jashtë vendit)…

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Preferoj të fle me të brendshme ose lakuriq, (qesh), ka raste edhe kur fle me rroba për variacion.

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?
Eh, janë shumë gjëra që bëhen…

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vendi i vetëm ku gjen qetësinë shpirtërore dhe fizike në të njëjtën kohë.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
(Qesh)… Preferoj të fle në pozitën diagonale, me jastëkun e maaadh në mes të këmbëve! Jam e papërshtatshme.

Po kur je më të dashurin?
Kërkoni shumë ju gazetarët, për sot mjaftohuni me pozicionin tim.

Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
I dua bisedat me shoqet e ngushta pas një mbrëmjeje shumë të bukur, ku rrumbullaksohen ngjarjet e natës.

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Preferoj të mbuloj vetëm pjesën e barkut dhe të shpinës, mendoj se kjo është një shprehi që duhet ta ketë çdo njeri.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Jo, nuk para bëj kur jam në shtrat biseda telefonike, për më tepër me përmbajtje të tillë.

A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Nuk më pëlqen, dhe nuk bëj asnjë lojë.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Vetëm në rastet që bie në gjumë e dehur, më ndodh të zgjohem shpesh gjatë natës për të pirë ujë, herët e tjera jo.

Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jam gjithmonë e pandarë nga jastëku im.

Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?

Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Zakonisht përpara se të bie në gjumë, luaj një lojë me blackberryn tim, duke qenë se jam duke thyer rekorde të njëpasnjëshme… (qesh)

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Përgjithësisht shoh celularin dhe ulem në lap top.

Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
E urrej kur më zgjojnë kur më zgjojnë nga “room service”. E urrej kur trokasin në dhomën time.

Të ka ndodhur ndonjëherë që të fusësh ndonjë kafshë në shtrat?
Neroni, qenushi im herë pas here i thyen rregullat.

Për kë lutesh përpara se të flesh?
Ku isha më e vogël lutesha, prej vitesh nuk e bëj më.

Ka patur ndonjë rast që nuk ke patur gjumë dhe si ke vepruar?
Ishte një periudhë kur isha insomniak i vërtetë dhe si pasojë më qëllonte të merrja ilaçe për gjumë, por fillova të bëhem e varur dhe nuk e bëj më.

Te ka kërkuar ndonjëherë Rilindi t’i këndosh një këngë për ta vënë në gjumë?
Po.

Me çfarë kënge?
Kemi këngën tonë. (qesh)

Ky shkrim u botua më 19 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.