SPORT

Pas largimit të Ronaldo-s, tifozët braktisin Real Madrid

16:39 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ndeshjen e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos, kampionët e Europës regjistruan një rekord negativ.




Në përballjen e zhvilluar në fundjavë kundër Getafes, ku rezultati foli 2-0 në favor të vendasve, në tempullin madrilen ishin 48.446 tifozë, numri më i ulët që prej vitit 2009, ndeshja e fundit e kampionatit asokohe kundër Mallorcës.

Asokohe, Reali i Madridit ulte siparin e La Ligës pa portugezin në fushë, e në stadiumin “Bernabeu” ishin 44.270 tifozë.

Reali do ta ketë të vështirë të mbrojë Championsin pa “Topin e Artë” dhe po kaq të vështirë do ta ketë edhe fushatën në La Liga, me një Barcelonë konkrete dhe me shumë yje në skuadër.

Por, po kaq e vështirë do të jetë për drejtuesit të tërheqin tifozë e të mbajnë stadiumin plot.

Të dhënat që stadiumi madrilen nuk do të ishte i tejmbushur ishin kuptuar, pasi edhe “Camp Nou” i Barcelonës nuk iu përgjigj thirrjes si zakonisht, duke regjistruar vetëm 52 mijë spektatorë.

Por, numrat që vijnë nga kryeqyteti janë domethënës, sidomos për paralelen me 9 vitet e kaluara, me Ronaldon në fushë.

Largimi i luzitanit drejt Juves ka dhënë efekt negativ, e po kaq negative ishte dhe fushata e merkatos. Disfata në Superkupën e Europës ndaj Atleticos nuk ndihmoi, e tani Florentino Perez duhet të mendojë sesi të shtojë yje, për të mos humbur milionat dhe prestigjin e ekipit, që ende konsiderohet “galaktik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.