POLITIKË

PD publikon numrin: Taulant Balla ka komunikuar me trafikantin e drogës Edmond Bega

15:38 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike akuzon qeverinë, parlamentin, prokurorinë dhe policinë se po heshtin lidhur me arrestimin e Edmond Begos për ti dhënë kohë Taulant Ballës, ku sipas tyre, do të mbulojë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Edmond Bega.




Në një dalje për mediat, nga selia blu deputeti Enkelejd Alibeaj, theksoi se kryeministri Edi Rama duhet t’i kërkoi Taulantë Ballës që të sqarojë situatën para shqiptarëve.

Gjithashtu, deputeti demokrat publikoi dhe një numër që sipas tij ka komunikuar Taulant Balla dhe trafikanti i drogës Edmond Bega.

Pjesë nga deklarata

“Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.