BOTA

Përmbytjet në Indi, 22 mijë persona u shpëtuan në Kerala

10:10 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 22,000 njerëz u shpëtuan të dielën nga shteti indian i Keralas, i goditur nga përmbytjet, pasi shirat e më në fund e ulën vrullin e tyre.




Ekipet ushtarake, si dhe forcat e reagimit ndaj katastrofave dhe peshkatarët vendas arritën të shkonin në disa nga zonat më të goditura.

Helikopterët gjithashtu sollën furnizime shumë të nevojshme për komunitetet e bllokuara, pas dy javëve shi të pandërprerë.

Më shumë se 350 njerëz humbën jetën, shumica e tyre nga rrëshqitjet e dheut, që prej fillimit të shirave në qershor.

Kryeministri i Kerala, Pinarayi Vijayan, tha se numri i njerëzve që u strehuan në 5 645 kampet e ndihmës, tani është 725,000.

Ai u zotua të dielën “për të shpëtuar edhe personin e fundit të bllokuar”.

Ndërkohë, kreu i ekipit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit, Anil Vasudevan, tha se po përgatitej të merrej me një shpërthim të mundshëm të sëmundjeve në kampet e përkohshme të ndihmave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.