Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal në Korçë, arrestohen 7 persona

19:52 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Korçës ka arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujorë nga ana e bluve të Korçës dhe Prokurorisë.




Ndërkohë policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.

Të arrestuarit janë · Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit).  R.B, 17 vjeç, Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, Armand Pashollari, 30 vjeç, Jani Ibrahimllari, 49 vjeç, Vendim Fejzaj, 27 vjeç dhe Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojes).

Ndërsa në kërkim janë dy persona me iniciale N.I, 36 vjeç i cili dyshohet si organizator dhe E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Operacioni u shtri në fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, ku dhe u asgjësuan bimë të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë

Policia e Korçës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, pas një hetimi disa mujor ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Operacioni është ndjekur me metoda speciale hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan.

Hetimi intensiv, nisi me regjistrimin e çështjes në Prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit.

Qëllimi ishte, ashtu siç u finalizua gjatë operacionit policor, të goditeshin jo vetëm kultivuesit, por edhe organizatorët dhe sponsporizuesit e këtij aktiviteti kriminal.

Kështu janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe 2 u shpallën në kërkim, disa prej tyre të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.

Ata janë:

  • Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit)
  • R.B, 17 vjeç,(kultivues)
  • Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)
  • Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)
  • Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)
  • Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)
  • Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojes).

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • N.I, 36 vjeç,(organizator)
  • E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.