BOTA

Talebanët i zënë pritë tre autobusëve, rrëmbejnë qindra persona

13:21 - 20.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 150 persona raportohen të jenë rrëmbyer pasi militantët talebanë i zunë pritë tre autobusëve në Afganistanin verior.




Një zëdhënës i talebanëve tha se ata po synonin forcat e sigurisë që udhëtonin në autobusë, duke shtuar se civilët do të liroheshin.

Sulmi vjen një ditë pasi presidenti afgan Ashraf Ghani ofroi një armëpushim të kushtëzuar tre mujor për Talibanët.

Oferta u refuzua nga kreu i grupit militant të hënën.

Sipas Reuters, Shejh Haibathullah Akhunzada tha se lufta kundër qeverisë do të vazhdojë.

Megjithatë, talebanët më parë kishin thënë se do të liroheshin “qindra” prej armiqve të burgosur për të shënuar fillimin e festës së Kurban Bajramit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.