AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier! Humb jetën gruaja shtatzënë, plagoset fëmija i mitur

12:04 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, ku për pasojë ka humbur jetën një grua shtatzënë.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.

Nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një Majlinda Troka, 27 vjeçe e cila ishte 6-7 muajshe shtatzënë. Ndërsa është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”, ku ndodhej edhe viktima.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe e mjeteve.

Informacioni i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.