AKTUALITET

Aksidenti ku vdiq gruaja shtatzënë, rrëfehet shoferi: Rashë në kanal prej sirenave të policisë

14:51 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë i mori jetën një gruaje shtatzënë gjatë ditës së sotme në aksin Fier-Levan, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën.




Një shofer i quajtur Vangjel Prifti duket se është traumatizuar më shumë nga kjo ngjarje, jo për shkak të aksidentit, por të policisë.

Në një rrëfim për “News 24”, shoferi tregon i indinjuar se ishte duke lëvizur me makinën e tij me targa AA289KP kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal për shkak të sirenave të policisë.

Shoferi rrëfen se ishte rreth 2 kilometra larg nga aksidenti, por makina e policisë me sirenat që ishte duke kaluar i është afruar afër dhe ai i trembur ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

“Nuk e mora vesh se ishte makinë e policisë se ambulancë e cila ishte në krahun tim. Andej nga krahu tjetër ishte e bllokuar. Ai erdhi me sirena të ndezura dhe më erdhi tek këmbët. Unë e lëshova makinën… Ai iku më pas. Ishte me një makinë të madhe si ato të policisë, por nuk e përshkruaj dot. Ishte furgon i madh me sirena te ndezura. Me sirena është edhe makinë e ambulancës, por ajo ishte ngjyrë e policisë. U tremba se më erdhi tek këmbët. Ishte një makinë e zeze, blu e zezë”- tregon shoferi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.30 të kësaj të marte, në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni”.

Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A.Troka, u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë shtetasja Majlinda Troka 27 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” dhe mendohet se ishte rreth gjashtë muajshe shtatzënë.

Gjithashtu u plagos një fëmijë i mitur, pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Të lënduar lehtë mbetën edhe dy drejtuesit e mjeteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.