Kronikë

Gjendet i mbytur në rezervuar një 29-vjeçar në Lezhë

15:56 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është mbytur ditën e sotme në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe sipas policisë viktima është me iniciale B.L.




Nga verifikimet e bëra në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, teksa dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Ndërkoë, policia po punon për zbadhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç.  Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për  ngjarje aksidentale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.