Kronikë

I arrestuari për drogë, dëshmia e biznesmenit shqiptar: E kam kryer dënimin në vendin tim

11:00 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ina ALLKANJARI – Biznesmeni shqiptar Edmond Bego i arrestuar tri ditë më parë në Greqi, për llogari të shtetit italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër për pjesëmarrje në organizatë kriminale, do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim.




Ky ka qenë vendimi i dhënë nga gjykata greke ditën e djeshme, ku sipas ligjeve afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje. Nëse ky urdhër ka rënë, Bego lirohet me vendim të kryetari të Gjykatës së Apelit në Korfuz dhe kthehet në Shqipëri. Mësohet se 48-vjeçari Bego ka pranuar për policinë greke se është personi i kërkuar, por ka deklaruar se e ka kryer dënimin.

Ai u dërgua këtë të hënë në Korfuz nga Igumenica ku u arrestua në 17 gusht teksa kthehej për në Shqipëri nga ishulli ku bëri pushimet me familjen. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ditën e djeshme Policia e Shtetit duke theksuar se pas verifikimeve, rezulton se shtetasi Edmond Bego, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër.

POLICIA E SHTETIT
Për dy ditë me radhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arkivës së Interpolit, shtetasi shqiptar Edmond Bego, Manoli Bego, Sajmir Sina, Belul Gjatari, Mond Bega, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër. Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari
të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr.1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali. Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4.4 vite burg këtë shtetas. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8
vitesh burgim, në liri me kusht.

Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur. Pra, për këtë shtetas nuk ka pasur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombëtar përveç urdhrit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.