BOTA

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet 10 herë nga tërmetet për 24 orë

15:18 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishulli indonezian, Lombak është prekur në 24 orët e fundit nga më shumë se 10 tërmete me magnitudë 5.0 ballë.




Ditën e diel një tërmet me magnitudë 6.9 tronditi rajonin duke vrarë të paktën 10 persona dhe shkatërruar qindra shtëpi.

Banorët janë të terrorizuar dhe nuk tentojnë të hyjnë në banesa, pasi lëkundjet mund të nisin sërish. Linjat e energjisë dhe të komunikimit janë ndërprerë në të gjithë ishullin.

Rreth 500 njerëz kanë vdekur në tërmetet dhe tronditjet që nga 29 korriku përgjatë bregut verior të ishullit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.