BOTA

Irani tregon “muskujt”, krijon avionin e parë luftarak

15:48 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Irani prezantoi sot avionin e parë luftarak prodhim 100% vendas, duke konfirmuar se kapacitetet ushtarake kanë për qëllim vetëm vetëmbrojtjen, dhe synojnë arritjen e një paqe të qëndrueshme në sfondin e tensioneve me SHBA-në për çështjen bërthamore.




Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ”Tasnim”, ky avion luftarak zotëron pajisje teknologjike ”të fjalës së fundit” përfshirë radarë me shumë funksione. Avioni u testua me sukses dhe një demonstrim në ajër u transmetua drejtpërdrejtë nga disa media zyrtare.

Televizioni shtetëror ka transmetuar me rastin e ditës kombëtare të Industrisë së Mbrojtjes, pamje të presidentit Hassan Rohani i ulur në kabinën e avionit të quajtur “Kowsar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.