POLITIKË

Kryemadhi nga Jala thumbon PS: Na kopjuat, por s’na e merrni dot motivimin

08:44 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu është bashkuar të rinjve të LRI në kampingun e Jalës, i cili nisi këtë të hënë.




Në qëndrimin e saj ajo nuk ka kursyer thumbat ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se FRESSH kopjoi idenë e LRI.

“Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë. Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes”, shkruan Kryemadhi.

Ajo thotë se këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm.

Sipas saj, janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm.

Kryemadhi shprehet se janë ditët dhe netët, kur “edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë”.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme, ajo thotë se i uron LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi për betejat që presin përpara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.