Kryesore

Pelegrinazhi, Kurbani dhe Haxhinjtë e parë shqiptarë në Mekë

12:00 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ferdinand SAMARXHI – Këto ditë nga e gjithë bota Islame janë nisur dhe gjenden në vendet e shenjta të Arabisë Saudite si në Mekë, Medinë, Arafat etj, miliona e miliona njerëz. Më 18 qershor të vitit 1991, ku agu i demokracisë kishte filluar të shndrinte në tokën e djegur të shqiptarëve për liri dhe besim,
do të niseshin për në Mekën e shenjtëruar dhe adhuruar, 180 shqiptarët e parë të prirë nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Hirësia e Tij e Lartë Haxhi Hafis Sabri Koçi, për të kryer adhurimet e shenjta të Haxhillëkut të parë.




Ishte Haxhillëku i parë i shenjtë që do të linte vlagë në historinë e ngjalljes së besimit për kohën dhe shqiptarët. Në këto vende të shenjta, që në fillimet e para të demokracisë shqiptarët morën rrugëtimin e tyre për të kryer Haxhillëkun, një nga pesë obligimet e shenjta që duhet të kryejë çdo besimtar Islam. Qyteti mikpritës i tyre, si zakonisht, është Xheda. Në këtë rrugëtim shpirtëror pelegrinët priten si mysafir në qytetin e Mekës, ku nisi zanafilla e jetës që përkon me historinë udhëtimit të Hazretit Ibrahim me familjen e tij, në një luginë të pa pjellshme, ku gjendet sot Meka, qyteti më i shenjtë i botës. Në këtë luginë të pa pjellshme, Hazret Ibrahimi dërgoj gruan e tij të dytë Haxhirenë me djalin Ismailin, për shkak të grindjes së saj me gruan e parë Sarën. Në këtë shtëpi të zotit Hazret Ibrahimi iu lut zotit që zemrat e njerëzve të anonin nga të mirat dhe të largohej nga të këqijat. Këtu ai do të lutej Zotit që t’i jepte
udhë veç të mirave.

…dhe Zoti e dëgjoj atë. Zoti lumturoi Haxhirenë, Ismailin dhe vetë jetën, kur Haxhireja zbuloj Bunarin,
Zem Zem, burim që shuajti etjen djalit, Hxhiresë dhe të miliona e miliona njerëzve në këtë vend dhe iu dha fat atyre në jetë. Në këtë vend Hazret Ibrahimi vuri fars fizitën e tij gjithë njerëzimit, ku të gjithë njerëzit në Qabe kërkojnë faljen e mëkateve, largimin e të këqijave, shpëtimin e tyre dhe kthimin e tyre fatlumtur në jetë. Rreth Qabesë, Gurit të Shenjtë njerëzit rrotullohen shtatë herë dhe drejtohen nga
bregu Safa Merve për të bërë Sajin domethënës, vrapimin shtatë herë pesëqind metra, që e bëri nëna e profet Ismailit, Haxhireja për të zbuluar burimin e ujit, që të shpëtonte të birin ku pasi u kthye gjeti te këmbët e të birit uji që buronte dhe klithi Zem Zem. Mbas njëzet e pesë kilometrave, vendi që do t’u shfaqet pelqrinëve është Arafati, vendi ku u takua njeriu i parë Ademi me Havanë dhe filluan krijimin
e jetës së re të parë në tokë. Qëndrimi në Arafat ka të bëjë me pastrimin e mëkateve të çdo njeriu, të çdo krijese njerëzore dhe të kthehet në jetë ashtu siç ka lindur nga nëna si një fëmijë i pastër, si më i pastri i gjithë krijesave, pa mëkate e pa gjynahe.

Durimi ndaj vështirësive që të gjithë kalojnë në këtë vend është si një rikujtim i jetës së Pejgamberit Ibrahim që zoti t’u mësojë durimin të gjithëve. Të gjitha këto lutje dhe adhurime ndaj krijuesit të gjithësisë Allahut, shoqërohen me vazë dhe ajete kuranore. Këtu të gjithë kujtojnë se lindi jeta, lindi njeriu i pastër siç e lindi dhe e kërkon zoti që ai të jetë në të gjithë jetën. Të gjithë drejtohen nga kodra
e Xhubile Rahme që të kthehen në njerëz të tillë. Në Muzdilife dhe Mina të gjithë haxhinjtë, pelegrinët mbledhin gurë në vendin ku i mblodhi dhe Hazret Pejgamberi, të premten duke u gdhirë e shtuna e Bajramit, për të vrarë shejtanin në vendin e quajtur Xhemra Tul Akabeh ku që të gjithë gjuajnë tre herë nga shtatë gurë duke menduar se tashmë ata e kanë vrarë përfundimisht shejtanin (djallin) dhe ashtu të pastër siç kanë lindur nga barku i nënës heqin rrobën e Erhamit dhe veshin rrobat e mëparshme. Të pastër dhe të gëzuar Hanxhinjtë, pelegrinët, vazhdojnë rrugën e tyre të pelegrinazhit në qytetin e Medinës, në qytetin ku gjeti vend strehim Pejgamberi, ku zbuloi aktivitetin më të madh dhe u varros.
Medina është vendi i shenjtë i Pejgamberëve, i Mbretërve, qyteti i xhamisë së shenjtë të Pejgamberit. Këtu të pasurit kanë si ndjenjë dhe obligim që të ndërtojnë Faltore. Këtu ka shumë të pasur dhe në Medinë ka shumë Xhami. Në këtë qytet u zhvillua dhe lufta e dytë e profetit Muhamet me kundërshtarët e tij. Në vitin 622 profeti u shpërngul nga Meka në Medinë. Këtu gjendet edhe xhamia e dy Kibleve ku profeti u fal dhe u lut pas tetë muajve të Hixhretit.

Transmetim i drejtëperdrejtë i RTSH të festës së Kurban Bajramit.Kryetari i KMSH,

hirësia e tij e naltë Haxhi Skënder Bruçaj uronShqiptarët: Gëzuar festën

Në këtë qytet ku shtypen miliona e miliona kurane që shpërndahen anekënd botës gjendet shtypshkronja më e hershme e njerëzimit dhe maketi i kuranit, ku botimi i tij ka kaluar nga shtypi me dorë deri te më i sofistikuari (dixhitalizuar) në kohët e sotme. Në këtë qytet, ashtu si Meka, ndodhet edhe mrekullia tjetër e shenjtërisë, xhamia e Pejgamberit, e profetit që zbriti si mëshirë e gjithë botërave për mbarë njerëzimin e profetit që përfitoj si askush zemrat dhe shpirtrat e gjithë njerëzimit siç e ka quajtur Bernard Shou, lavdia më e madhe që udhëhoqi njerëzimin në dritën e vërtet. Njeriu që shpalli fenë e zotit, jo më si shumë profetë të tjerë, vetëm popujve të tyre, por gjithë botës siç thotë Napoleon
Bonaparti: njeriu që triumfin dhe fitoren e kurorëzoi me mëshirë dhe falje. Njeriu që u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar pa përdorur forcë si logjikë antinjerëzore. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmërisë dhe besimit. Njeriu që krijoi një religjion të cilën e pranuan miliona e miliona njerëz duke e shndërruar atë në një fe universale. Pelegrinët mësojnë të gjithë në këtë qytet për lajmëtarin dhe të dërguarin e fundit të Allahut, për të gjithë kohërat e për të gjithë popujt të cilët e pranuan besimin e tij. Drita që erdhi në shkretëtirë dhe ndriçoj mbarë rruzullin tokësor ku zoti u betua “Komuniko me
atë që tu zbrit prej zotit tënd”. Të gjithë pelegrinët mësojnë në këtë qytet, pranë kësaj faltoreje, se profeti
Muhamet megjithëse ishte më i shenjti, më i dashuri, më i zgjedhuri i Allahut gjithnjë do të thoshte: “Midis jush unë jam ai që njoh Allahin e madhërishëm më së miri, dhe i frikësohem atij më së shumti”. Në këtë qytet ata mësojnë jetën e këtij profeti, filozofinë e tij që në vend të urrejtjes mëkoj dashuri përtej dashurisë, përtej dhimbjeve, përtej vuajtjeve. Ai që ndjen armiqësi ndaj Ehli Bejtit tim është Mynafik.

Hafis Sabri Koçi me haxhijtë e parë shqipratar në Mekë

Paqa, dashuria dhe drita duhet të udhëheqin çdo njeri që beson, çdo njeri që jeton. Xhamia e  Pejgamberit, historia e saj sa më shumë e lexon, më shumë kupton drita e besimit dhe njerëzimi ka udhëtuar në vite bashkë me profetin. Xhamia edhe pse daton në kohëra të hershme sipërfaqja e saj me 82.000 m2 (tetëdhjetë e dy mijë metër katrorë) vazhdon e rritet në përmasa më të mëdha akoma dhe në ditët e sotme. Dhjetë minare 103 m (një qind e tre metër) të larta ku hëna e çdo minareje është e veshur
me 4.5 tonë Ar secila e qarkojnë duke i dhënë madhështi hyjnore. Pelegrinët mësojnë se gurin themeltar e ka vënë mbreti i Arabisë Saudite Feh Abdullah Azis. Sipërfaqja e saj nga lartë është e mbuluar me 27
kupola që peshojnë nga 80 ton secila të cilat hapen dhe mbyllen sipas kohës që falja kurrë dhe asnjëherë të mos prishet pasi falja në këtë xhami është shenjtëri.

KURBANI…HISTORIA E TIJ
Njeriu si qenia më gjeniale e universi i pajisur me një ndërgjegje të lartë ndryshe nga krijesat e tjera që nga zanafilla e jetës gjithmonë ka ndjerë dhe ka pasur nevojë për t’iu drejtuar dikujt. Në fillimet e para ata ju drejtoheshin dhe kërkonin ndihmë gurëve, pemëve, fenomeneve të natyrës deri kur një ditë i larguan dhe arritën ti besojnë vetëm krijuesit, zotit, në religjone të ndryshme sipas pikëpamjes së tyre. Gjithë historia e jetës së njeriut, nevojat e tij janë manifestuar në forma dhe mënyra të ndryshme dhe duke qenë të besuar nën një religjion sipas udhëzimeve të tyre hyjnore. Në këto forma dhe këto mënyra
të komunikimit midis zotit dhe njeriut është dhe flijimi, sakrifica që në terminologjinë fetare quhet “Kurban”. Këto forma të ndërlidhura ndërmjet Zotit dhe njeriut kanë në kohëra “Simpatinë” e krijuesit dhe meritojnë dhuntitë e tij. Kjo traditë është rrënjosur thellë te popujt e vjetër asirian, persian, fenikas, egjiptian, grekë, arab, sllavë. Të dhënat dhe hulumtimet e ndryshme tregojnë se nga rrafshi i feve  komparative kulturat dhe qytetërimet e vjetra si adhuruesit e diellit, të hënës , të yjeve dhe objekteve
dhe fenomeneve të ngjashme e njohin institucionin e flijimit, kurbanit. Nëpërmjet sakrifikimit të
vetvetes ose formave të ndryshme të tjera duke kërkuar të fitojnë simpatinë e krijuesit ata kanë rrugëtuar gjatë prej shekujsh në histori duke relivuar me jetën. Flijimi është ritual me te cilin njerëzit kanë kërkuar dhe kërkojnë që vullneti i zotave dhe qenieve mbinatyrore tu dalë në ndihmë nevojave,
përmbushjes së tyre dhe dëshirave. Shprehje tipike të besëtytnisë kanë pasur forma të tmerrshme jo
humane: flijimi i njerëzve në religjionet e vjetra dhe primitive. Latinët e vjetër këtë formë të flijimit e shprehnin më thënien e njohur “do ut des” , “jap që të më japësh mua”. Ky lloj institucioni “jap që të më japësh mua” janë të panjohur në besimin Islam sepse raportet Krijues/Krijesë do të vendoseshin në
vijë komerciale, korruptive, interesi etj. Duke pasur parasysh gjithmonë qenien jo të përkryer, jo të arrirë të zhvillimit dhe intelektit të njeriut, zoti i gjithëpushtetshëm, i gjithëfuqishëm ka dërguar gjatë historisë, të dërguar të tij, profetë të zgjedhur të tij që ti ndriçojnë ata në rrugën e besimit. Duke humanizuar sakrificën, duke fisnikëruar dhe lartësuar atë nga motivet primitive, supersticioze, egoiste, ekspluzive e idhujtare në motivet fetare në altruiste, humane e sociale. Nëse kurbanin e reduktojmë në aspektin juridik dhe të teknikës së prerjes së kurbanit ne me këtë mendim dhe veprim kemi varfëruar këtë institucion dhe u japim të drejtë atyre që kurbanin e trajtojnë njëanshëm.

DIMENSIONI RELIGJIOS I KURBANIT
Kurbani si komponent qenësor i besimit Islam është në funksion të teëhidit- konfirmimit të Një, të vetmit Zot. La ilahe illall-llah, Muhammedun resulull-llah. Kontakti që vendoset me zotin e madhërishëm është i drejtpërdrejt dhe pa kurrfarë elementësh politeizmi, idhujtarie (shirku). Në besim
flijimi është akti i gatishmërisë së njeriut, një akt i sinqeritetit të njeriut për të flijuar gjënë më të shtrenjtë, më të dashur që posedojmë në emër të krijuesit madhështor, por jo për t’i bërë qef krijuesit, jo për t’iu serviluar Atij, por për se ndërtimin e porosive nga fjalët e krijuesit në jetë për vetë mirëqenien tonë individuale dhe shoqërore … Allahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën “ElAnkebut”.  Thelbin, esencën e qëllimit të kurbanit e shpjegon vetë Krijuesi në Ajetin vijues: “Tek Allahu nuk arrin
as mishi (i kurbanit), as gjaku i tyre, por tek Ai arrin Tak Vallëku (devotshmëria jua).” El- Haxhxh, 37.
Kjo kupton se kafsha e flijuar është vetëm ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Për këtë mjafton të kujtojmë shembullin e Hazretit Ibrahim a.s. i cili si baba dërgoi për të flijuar të birin e tij Ismailin në turrën e druve dhe shembulli i Ismailit, i cili pranon të flijojë gjënë më të shenjtë vetveten. Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. është i papërsërtëshëm në historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë insirativish te njerëzit, besimtarët në këtë shekull dhe epoke te globalizmit kundërshtish dhe antagonizmash, humbje vlerash dhe egoizmin, në kohën kur njeriu po humb gjera me vlerë të dinjitetit
dhe vlerave njerëzore.

Odeoni i Kryegjyshatës Botërore Bektashjane, Pamje të filmuara nga transmetimi i RTSH

KURBANI… MORALI I TIJ
Kurbani, si synim parësor, është formimi i njeriut dhe i vetëdijes dhe karakterit të tij. Kurbani është shembulli më tipik i formimit të njeriut: vet akti i kurbanit tregon gatishmërinë kulmore për dashurinë sublime ndaj zotit dhe për zbatimin praktik të urdhrave të tij. Akti i prerjes së kurbanit, në shikim të parë është i vrazhdë, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari vetëdije, por edhe kritere në bazë të së
cilave ai do t’i valorizojë kategoritë etike dhe do t’i afirmojë vlerat pozitive. Ndërgjegjja, solidariteti, altruizmi dhe vetëdija se flijimi i një pjese të krijesave të gjalla të tjera të gjithësisë, në rastin e kurbanit, kafshët në dobi të pjesës tjetër është çelësi i shpëtimit, të njeriut, shoqërisë apo bashkësisë nga shkatërrimi i saj dhe shkalla më e lartë që synon kurani.

DIMENSIONI SOCIAL I KURBANIT
Kurbani në aspektin social është qëllim parësor i barazisë sociale ndër barazi. Gëzimi që përjeton i pasuri duhet ti buzëqeshë edhe të varfrit, por edhe kategorisë që për shkak të dinjitetit, modestisë, apo ngurrimit nuk e shprehin dhe nuk e dëshmojnë varfërinë e tyre. Kurbani është akt, është veprim që besimtari e bën në emër të krijuesit dhe gatishmëri për realizimin e parimeve hyjnore. Historia e njeh kurbanin që nga fillimet e para, Ademi a.s. e deri në ditët tona. Simboli i kurbanit, gjithashtu, ndikon që
të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjioz, e të gjitha këto në formën e Maksimës së Tëhidit: “Nuk
ka Hyjni tjetër përveç Zotit”.

Xhamia e re e Namazgjasë amfiteatri i shenjtë i besimit Isalam

KURBANI…HISTORIA E TIJ NË SHQIPËRI

Diku në lashtësi midis Gjirokastrës dhe Sarandës figurojnë dy qytete: Helanon dhe Helakranon. Fjalë ku në rrënjët e tyre gjenden Hellopia, Helloi, Selloi, “me rrënjën Hell” duke farkëtuar kështu që kurbani bëhej nga njerëzit si flijim për perënditë. Të dhënat historike në vendin tonë flasin për kurbanin që bëhesh për nder të Zeusit dhe Dodonës Pellazgjike (Mali i Tomorit i sotëm me rrethinat e tij) ku siç dihet që nga Mitologjia e lashtë greke: Zeusi, perëndia më e fuqishme, kërkoj që në Dodonë, siç thotë Hesiodi në shek VIII-VII Zeusi deshi që në Dodonë të ndërtohej në këtë majë të lartë (Tomor) faltorja më e vyer për njerëzinë dhe aty të ishte Orakulli i Zeusit. Omeri e pohon këtë fakt në poemën “Iliada” ku thotë: “…O mbret Zeus i Dodonës Pellazgjik, që banon lartë e sundon Dodonën që e rrahin dimra të rëndë dhe të egër”. Pikërisht për këtë tempull të lartë Herodoti që e ka vizituar atë thotë: “… Dodona, faltorja e saj ka qënë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para”. Pra tempulli më i lashtë mbi dhe, ku vinin bënin blatime dhe kushtime (aferoma) dhe nga popujt e Europës që ndodheshin në veri të Ilirisë. Pellazgët kishin zakonin t’u flijonin perëndive çdo gjë. …

 

Kështu që atje mësova që ata nuk ishin vetëm një popull barbar…mollosët dhe arkadët pellazg… Kjo traditë e lashtë e kurbanit, ky adhurim sublim për perëndinë është përcjellë kohë pas kohe e brez pas brezi dhe Tomori i sotëm (Dodona pellazgjike) është vendi, ku vijnë nga e gjithë bota, siç vinin dikur të gjithë nga të gjitha viset e Ilirisë së Veriut, keltët, galët, grekët, egjiptianët, asirianët etj. dhe bënin kurban dhe flijime për perëndinë, në tempullin e lashtë, të parin në botë në tokën e Molosëve të Dodonës së Sipërme, Thesprot qw siç thotë Eskili në shek V. p.e.s. tek “Prometeu i lidhur” 800. ka një Orakull dhe një Tempull te Jupiterit Thesprot. Ky tempull sot është majën e malit të Tomorrit 2417 m lartësi, vendi i shenjtë Kanotaf i Abas Aliut që, siç thotë Naim Frashëri: “… çështë ai që shkon kaluar, me dy tre foshnja në duar, që ikën si veriu, është Abas Aliu”. Ky pelegrinazh i ardhë nga historia që ka rrezatuar shenjtëri për gjithë botën e kohëve gjithnjë e më shumë po merr përmasa dhe konture botërore si dikur i organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Pelegrinazhi i parë i shqiptarëve në Mekë. 18 qershor 1991. Pas një kohe të gjatë, pas një periudhe të tërë moniste antifetare, 180 shqiptarë do të shkonin për herë të parë në vendet e shenjta, “Për Allah në vendin e Allahut” për të kryer një nga 5 obligimet e shenjta të zotit, Haxhillëkun. Pas kaq e kaq kureshtjesh shërbesa fetare kërkon që të gjithë Haxhinjtë Shqiptarë të veshin rrobën e shenjtë te Erhamit.

Çdo besimtar duhet të jetë i zhveshur nga petkat të cilat mund të jenë të ndotura me ndonjë mëkat. Hafiz Sabri Koçi, Kryetar i delegacionit, Kryetar i Bashkësisë Islame, dhe Sheiku me origjinë shqiptare Ismet Kazim përgjegjës dhe organizator i delegacionit tonë në Saudi u gjetën të rrethuar nga gazetarët e televizioneve, agjencive të ndryshme të lajmeve. Si u bë e mundur që në Shqipëri të lejohej feja, besimi. Delegacioni ynë do të bëhej epiqendra e 116 delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës. 180 Haxhinjt shqiptarë do të ishin më të privilegjuarit mes 7 milion Haxhinjve të ardhur nga e gjithë bota. Meka, qyteti ku të gjithë Haxhinjtë ë pritnin dhe e adhuronin. Kishim mbërritur më në fund të gjithë Haxhinjtë shqiptarë në qytetin e adhuruar të Mekës për të cilin na ishin krijuar në mendje kaq legjenda dhe histori për hazretër, pejgaber, mbretër, kalif, histori të qindra e miliona njerëzve që vinin këtu në kohë të hershme në këmbë me deve që udhëtonin me kohë të tëra për të ardhur të kjo shtëpi e zotit e shenjtë si atëherë edhe sot. Gazetat botonin lajme për mbërritjen e delegacionit të Haxhinjve shqiptarë. Në qytet Haxhinjtë Shqiptarë do të priteshin nga ministri i shtetit i Haxhit sheiku Abduluahab Abbduluesa si të ftuar miq të mbretit. Ministri i Haxhit vlerësoi zhvillimet e reja që kishin ndodhur në Shqipëri dhe i çmoi ato si procese që çojnë në zhvillimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. Pas shumë çasteve të shumëpritura kishte ardhur koha për të shkuar në Qabe? Po pse të jetë vallë kaq e adhuruar Qabeja. Historia e saj nis me udhëtimin e Hazret Ibrahimit me familjen e tij në një luginë të pa pjellshme ku gjendet sot Meka, në të cilin ai dërgoj atje gruan e dytë Haxhiren për shkak të grindjes të saj me gruan e parë Sara.

Kryegjyshi Botëror H.Dede Edmond Brahimaj
duke bërë kurban për mirësi për shqiptarët

Në këtë shtëpi të shenjtë ai ju lut zotit që zemrat e njerëzve të anonin nga të mirat dhe të largoheshin nga të këqijat. …Të gjithë haxhinjtë u drejtuan nga bregu Safeae Merve për të bërë sajin domethënës, vrapimin 5 herë 500 metër që bëri nëna e profetit Ismail Haxhireja për të zbuluar burimin e ujit që të shpëtonte të birin. Që kur Haxhireja dhe Hazreti Ismail shuan etjen nga burimi që gjetën në këmbët e tij duke klithur Zem Zem, u bënë me fat dhe ishim dhe haxhinjtë shqiptarë tashmë njerëz
fatlumtur dhe të gëzuar në këtë jehonë që kishte nisur në mes tyre, të besimtarëve tanë. 25 km larg haxhinjtë shqiptarë do të udhëtonin drejt një vendi tjetër të shenjtë Arafatit. Qendrimi këtu në Arafat, Ibadetet që kryen kanë të bëjnë me pastrimet e mëkateve dhe ta bëjnë atë si atë ditë që e ka lindur e ëma të pastër. Në këtë vend haxhinjtë shqiptarë do të mësonin durim ndaj vështirësive para zotit, do kujtonim profet Ibrahimin dhe do të pastronin të gjithë mëkatet në kodrën e shenjtë Xhebelu’rr rahmeh. Në Muzilifeh dhe Mina haxhinjtë shqiptarë do të mblidhnin gurët e shenjtë në vendin ku i mblodhi hazret pejgamberi të premten duke u gdhirë e shtuna e bajramit për të vrarë shejtanin dhe për të larguar djallin njëherë e përgjithmonë. Në obligim haxhinjtë shqiptarë do të vizitonin qytetin e Medinës, qytetin e xhamisë së pejgamberit ku këtu do të shikonin xhaminë Kibletein, shtypshkronjën e kuranit me maketin e saj sa të lashtë aq dhe historik. Do të mësonin se këtu u vendos pejgamberi në vitin 622 kur
u shpërngul nga Meka. Pas 18 muajësh, hixheretit për herë të parë nga kjo xhami proferi u drejtua Allahut nga Qabeja dhe nga ai moment myslimanët u obliguan të gjithë nga ky drejtim, sepse deri në atë kohë drejtoheshin nga Jeruzalemi i sotëm.

Të gjithë haxhinjtë pas një muaji qëndrimi në këto vende të shenjta u larguan si njerëz fatlumë, si haxhi,
si njerëz të mirë e me fat, që ndoshta do të binin, edhe për njerëzit në Shqipëri. Festa e kurban bajramit sivjet vjen në Shqipëri si një gëzim dhe festë madhështore që të gjithë besimtarët do të falin namazin e bajramit me një përkushtim dhe dashuri të madhe ndaj Allahut. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hirësia e Tij e Naltë Haxhi Skënder Bruçaj duke punuar me zell, përkushtim dhe vizion bashkëkohor për ndriçimin më tej të besimtarëve në rrugën e tyre të besimit do të bëjë që ata të falen vitin e ardhshëm, në faltoren e re, në tempullin e bukur, amfiteatër madhështor, hyjnor të besimit Islam.
Siç na informon drejtori i kulturës z.Agron Hoxha namazi i bajramit do të zhvillohet në sheshin
“Skënderbej”. Si gjithnjë, tradiocionalisht festa do të përcillet në të gjithë vatrat shqiptare të kombit tonë, kudo në gjithë botën, nga valët ekskluzive të RTSH-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.