BOTA

Sanksionet, Turqia padit SHBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë

16:05 - 21.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turqia padit në Organizatën Botërore të Tregtisë SHBA-në, pasi kjo e fundit rriti tarifat e importit të aluminit dhe të çelikut.




Turqia pretendon se veprimet e Shtëpisë së Bardhë nuk janë në përputhje me një numër dispozitash të Marrëveshjes së OBT-së mbi Masat Mbrojtëse dhe Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) 1994, informon Reuters.

Sipas rregullave, Turqia dhe SHBA u kërkohet të arrijnë një marrëveshje brenda 60 ditësh pas ankesës që Ankaraja bëri në OBT përndryshe çështja do të zgjidhet nga ky organizëm

SHBA vendosi rritje të tarifave sa i takon produkteve të çelikut dhe të aluminit për Turqinë pas arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson, për akuzën e spiunimit dhe terrorizmit në Turqi.

Më 10 gusht presidenti Donald Trump autorizoi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin, respektivisht me 50% dhe 20%.

Në kundërpërgjigje Turqia më 15 gusht mori dekret për të rritur tarifat për alkoolin me 140 për qind, makinat e pasagjerëve me 120 për qind, duhanin me 60 për qind dhe orizin me 50 për qind.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.