AKTUALITET

EMRAT/ E rëndë në Fier! Makina përplas për vdekje dy kushërinjtë

21:24 - 26.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur edhe këtë të dielë, ku një aksident i ka marrë jetën dy kushërinjve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arapaj të Fierit.




Burime për “Gazetën Shqiptare” bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur dy këmbësore të cilët kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave paraprake, ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje mjeti.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.