AKTUALITET

I ngulën thikën të riut në Durrës, dy persona në pranga

21:31 - 26.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në Durrës.




20-vjeçari me iniciale D.D., është goditur me thikë në lagjen 15.

Pas kësaj ngjarjeje, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar.

Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës dhe Bibë Deda  48 vjeç, banues në Durrës janë arrestuar nga Policia si të dyshuar.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë dyshohet se kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.