Kryesore

“Luarasi”, regjistrimet 7-fish më shumë se vjet. Rektori Ethem Ruka: Shifra premtuese!

10:10 - 31.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Ditën e djeshme Kolegji Universitar “Luarasi” ka nisur dje procesin e regjistrimeve të studentëve për vitin e ri akademik 2018-2019. Vetëm në ditën e parë numri i maturantëve që janë bërë pjesë e këtij universiteti ka qenë 7 herë më i lartë, krahasuar me vitin e kaluar. Rektori i “Luarasit”, prof. dr Ethem Ruka shprehet se fluksi i studentëve tregon qartë dëshirën dhe interesin e të rinjve për të vijuar studimet në këtë institucion elitar të arsimit të lartë.




“Sot është dita e parë e regjistrimeve në universitete, dhe ne e presim me shumë entuziazëm si punonjës të arsimit të lartë, pasi me fundin e pushimeve, godina po merr gjallërinë e saj të zakonshme. Regjistrimet po ecin jashtëzakonisht shumë mirë e deri tani kemi një fluks maturantësh që po vijnë e po regjistrohen në të gjitha fakultetet që “Luarasi” ofron. Jemi shumë të gëzuar pasi shifrat me të vërtetë janë shumë premtuese”,- tregon Ruka

Më tej, ky i fundit bën me dije se vetëm ditën e djeshme, numri i të regjistruarve në një nga programet Bachelor ka qenë 7 herë më i madh se në 2017- ën. “E gjithë kjo është fryt i reputacionit shumë pozitiv që ka “Luarasi”. Them me bindje se rritja e përzgjedhjes së këtij universiteti po kthehet në një realitet dhe numri i studentëve do të vijë duke u rritur”, – thotë më tej rektori i Kolegjit Universitar Luarasi.

FAKULTETI EKONOMIK

Edhe pse numri i kuotave të përcaktuara për programet e studimit në Fakultetin Ekonomik pranë “Luarasi”-t ka qenë 200, aplikimet e studentëve i kanë tejkaluar pritshmëritë. Sipas dekanit të këtij fakulteti, Mateo Spaho mbi 500 maturantë kanë aplikuar në një nga degët e Ekonomikut. “Që prej orës 8:30 të ditës së sotme (djeshme) ka filluar procesi i regjistrimit pranë Kolegjit Universitar “Luarasi” dhe natyrisht numri dhe fluksi i studentëve është mjaft i lartë.

Vetëm për Fakultetin Ekonomik ka pasur 509 aplikime, në një kohë që Luarasi ka vetëm 200 kuota në dispozicion. Ne i ftojmë studentët që kanë aplikuar në këtë fakultet që të regjistrohen sa më shpejt pasi kuotat realisht po përfundojnë”, – thotë Spaho. Më tej ky i fundit tregon se universiteti “Luarasi” është një institucion arsimor që ofron shanse të rëndësishme dhe jo vetëm në formimin akademik, por edhe në tregun e punës në të ardhmen. Sipas dekanit të Ekonomikut, në fakultet do të organizohen 6 aktivitete të ndryshme ku do të flitet mbi lidhjen me kompanitë e sigurimeve, kontabilitetit e ato të aktiviteteve prodhuese. Plani strategjik parashikon nënshkrimin e kontratave për të dërguar studentët e “Luarasit” pranë këtyre kompanive me synim kryerjen e intershipeve dhe gjetjen e mundësive të punësimit.

FAKULTETI I DREJTËSISË

Edhe në Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Luarasi”, kërkesat e maturantëve i kanë tejkaluar pritshmëritë. Përgjegjësja e departamentit të së Drejtës Publike pranë Fakultetit Juridik në këtë institucion, Dr. Dorina Gjipali tregon se aplikimet kanë qenë disa herë më të larta se kuotat e vendosura në dispozicion. “Aplikimet në nivelin Bachelor janë përtej pritshmërive që ne kishim, madje kanë kaluar edhe numrin e kuotave të përcaktuara dhe për këtë fakt jemi shumë të kënaqur. Regjistrimet filluan sot (dje) pra në 30 gusht dhe përfundojnë në 12 shtator e gjatë kësaj periudhe kohore studentët kanë mundësi të bëjnë regjistrimet”,-  thotë Gjipali.

Më tej kjo e fundit i fton të gjithë maturantët që të shpejtojnë për t’u bërë pjesë e Luarasit, në mënyrë që të zënë një nga kuotat e vëna në dispozicion.

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT

Maturantët e këtij viti kanë shfaqur një interes të lartë edhe për fakultetin më të ri pranë universitetit “Luarasi”, përkatësisht në programet e studimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Zv. Rektorja e këtij institucioni elitar, Anni Dasho Sharko tregon se ky fakultet vjen në funksion të kërkesave të tregut të punës.

“Procesi i regjistrimit vetëm në këtë ditë të parë ka shkuar shumë mirë. Ne këtë vit vijmë me një risi, Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, e madje pritshmëritë kanë qenë tejet të mira për një fakultet që sapo është hapur dhe kërkesat e gjimnazistëve kanë qenë shumë të mëdha. Numri i aplikimeve për këtë fakultet ka qenë rreth 300, përkundrejt kuotave që ne kemi vënë në dispozicion.

Interesi për këtë fakultet ka qenë tejet i lartë edhe gjatë muajit gusht, ku maturantët kanë kërkuar informacion të vazhdueshëm mbi programet e studimit që ofrohen”,-thotë Sharko. Kjo e fundit thekson se fakulteti i ri është brenda kërkesave që tregu real në Shqipëri kërkon. “Bashkëpunimet për studentët tanë do të jenë akoma edhe më të mira me pjesën e teknologjisë së informacionit. Risia për studentët e Bachelorit në këtë fakultet do të jenë dy akademitë që ne jemi duke i ngritur, përkatësisht akademia ‘Cisko’ dhe akademia ‘Microsoft’ që do iu vijnë në ndihmë të rinjve që zgjedhin “Luarasin”,- thekson zv. rektorja.

STUDENTËT E RINJ

Vetë studentët e saporegjistruar në Kolegjin Universitar “Luarasi”, shprehen tejet të kënaqur për zgjedhjen që kanë bërë. Ata e shohin këtë institucion të arsimit të lartë si rrugën e vetme drejt një të ardhmeje të sigurt profesionale. “U regjistrova në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit pasi është një degë që më tërheq. Zgjodha universitetin “Luarasi” pasi ka standarde të larta mësimdhënieje, staf të përgatitur dhe të afërmit e mi që kanë qenë pjesë e tij më kanë rekomanduar që të bëj këtë zgjedhje për të ardhmen time”,-tregon studenti.

Ndërkohë një tjetër student, thotë se edhe pse ka pasur mundësi të studiojë jashtë, është rikthyer për të qenë pjesë e “Luarasit”, pasi sipas tij ofron punësim të sigurt. “Zgjodha “Luarasin”, pasi në të gjithë opsionet e tjera, ky universitet ia vlen. Kam jetuar jashtë shtetit për rreth 6 muaj me një bursë e kam parë plot institucione arsimore, por mendoj që eksperienca dhe diploma e “Luarasit” do të më hapë shumë dyer për të ardhmen”,- thotë studenti.

Ethem Ruka: Fluks studentësh

“Sot është dita e parë e regjistrimeve në universitete, dhe ne e presim me shumë entuziazëm si punonjës të arsimit të lartë, pasi me fundin e pushimeve, godina po merr gjallërinë e saj të zakonshme. Regjistrimet po ecin jashtëzakonisht shumë mirë e deri tani kemi një fluks maturantësh që po vijnë e po regjistrohen në të gjitha fakultetet që “Luarasi” ofron. Jemi shumë të gëzuar pasi shifrat me të vërtetë janë shumë premtuese”,-tregon Ruka.

Mateo Spaho: Nxitoni të regjistroheni

“Që prej orës 8:30 të ditës së sotme (djeshme) ka filluar procesi i regjistrimit pranë Kolegjit Universitar “Luarasi” dhe natyrisht numri dhe fluksi i studentëve është mjaft i lartë. Vetëm për Fakultetin Ekonomik ka pasur 509 aplikime, në një kohë që “Luarasi” ka vetëm 200 kuota në dispozicion. Ne i ftojmë studentët që kanë aplikuar në këtë fakultet që të regjistrohen sa më shpejt pasi kuotat realisht po përfundojnë”,- thotë Spaho.

Dorina Gjipali: Tejkalim pritshmërish

“Aplikimet në nivelin Bachelor janë përtej pritshmërive që ne kishim, madje kanë kaluar edhe numrin e kuotave të përcaktuara dhe për këtë fakt jemi shumë të kënaqur. Regjistrimet filluan sot (dje) pra në 30 gusht dhe përfundojnë në 12 shtator e gjatë kësaj periudhe kohore studentët kanë mundësi të bëjnë regjistrimet”,-thotë përgjegjësja e departamentit të së Drejtës Publike pranë Fakultetit Juridik në këtë institucion, Dr. Dorina Gjipali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.