BLUETOOTH

Klaudia Kalia: Më kanë ofruar para për të hequr dorë nga modelingu

18:00 - 08.09.18 Gazeta Shqiptare

Pamela Aliaj – Rrëfehet misi: Si erdhi oferta nga shtëpia më e famshme e modelingut në botë – “Unë përfaqësuese e Shqipërisë, ambasadore e paqes në botë”

Konkurset e bukurisë janë një ndër eventet më të parapëlqyera në botën e modës dhe modelingut, por jo të gjithë i njohin vështirësitë që një konkurrente mund të hasë gjatë rrugës. Vitin e shkuar ajo konkurroi për të njëjtin pozicion si edhe këtë vit, por për shkak të moshës, nuk arriti të merrte pjesë. Këtë vit, Klaudia Kalia, bukuroshja nga Tirana, do të jetë përfaqësuese e “Miss Grand International 2018” në Mynmar në Tajlandë. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Klaudia ka folur për prapaskenat e të qenurit një konkurrente në rang botëror. Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte fakti se i kishin ofruar lekë në këmbim të pjesëmarrjes në botën e artit. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Jeni sërish pjesëmarrëse e “Miss Grand International 2018”, kësaj radhe në Myanmar. Si ju përzgjodhën dhe si ndiheni që do përfaqësoni Shqipërinë?

Siç e kam shprehur në postimin që kam publikuar, është “Miss Grand International” në Tailandë, duke qenë më e pëlqyera ‘online’ vitin e shkuar, vendosën të me përzgjidhnin së bashku me producentin shqiptar, Aleks Tanushi, si konkurrenten më të denjë për përfaqësimin në një kompeticion kaq të rëndësishëm botëror.

Me çfarë po merret tani Klaudia?

Për momentin, normalisht që po merrem me përgatitjet që më duhen për ta përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë.

Mendoni se “gabimet” e së shkuarës në konkurs do të përsëriten?

Nuk mendoj se kemi hapësira për të gabuar, pasi unë po mundohem që çdo gjë të jetë në rregull.

Këtë vit nisni studimet në USA për gazetari. A do vijoni me modelingun, apo do ta përmbyllni ëndrrën me këtë konkurs?

Qëllimi im është që të shkoj përtej këtij kompeticioni, pasi ky kompeticion më hap dyert për shumë mundësi të tjera. Por sigurisht pa lënë mënjanë studimet.

Ku e sheh veten Klaudia në të ardhmen?

Të flasësh për veten nuk është e thjeshtë, sepse kam qëllim që fjalët e mija të mos ngelen thjesht fjalë, por të bëhen vepra në të ardhmen. Por ajo çfarë unë e shoh veten është ambasadore e paqes, si përfaqësuese e Shqipërisë në të gjithë botën. Ashtu siç është qëllimi i këtij kompeticioni.

Cila është shtysa apo muza jote më e madhe?

Shtysa ime më e madhe sigurisht që është besimi që kam për të mos hequr dorë nga pasioni im për modën. Sigurisht, kjo edhe nga mbështetja e familjes.

A ka ndodhur t’ju ofrojnë lekë për të hequr dorë nga ëndrra juaj? Nëse po, çfarë konkretisht?

Po, më ka ndodhur. Një ofrim i tillë që unë mos të isha pjesë e artit ku mund të kisha çdo gjë në këmbim, por qëllimi im nuk është paraja, por mbi të gjitha plotësimi i vetes sime si individ dhe pasioni që t’i arrij vetë gjërat.

Thatë se ishit pjesë e një studioje modelingu para disa muajsh. Vijon bashkëpunimi? Keni pasur oferta më joshëse? Cila në veçanti?

Jo, nuk jam pjesë e asaj studioje modelingu dhe ofertat  janë vërtet të shumta. Bëhet fjalë për oferta jashtë Shqipërisë, nëpër agjencitë, le të themi, ndër më të mëdhatë. Një ndër ofertat më të arsyeshme për momentin është në agjencinë ndërkombëtare “Talent.Model.Menagement”, që më është ofruar nga vetë drejtori i agjencisë, e cila është me bazë në Rusi.

Do të shkëputeni për në SHBA vetëm për studime. Do e vijoni modelingun edhe atje? Keni lidhur ndonjë kontratë me ndonjë fotograf që jeton aty?

Qëllimi njëherë është shkolla, por për më tepër, le t’ia lëmë kohës. Modelingun do ta vazhdoj, por nuk kam një kontratë për arsye sepse dua t’i shoh nga afër gjërat.

Klaudia modele, gazetare apo… ?

Klaudia modele, gazetare… e lindur për art.

A është dikush në jetën tuaj? A ka ndikuar ai në vendimet tuaja?

Në jetën time është familja ime. E vetmja që ka ndikim në vendimet e mija.

Cila ka qenë dilema më e madhe e Klaudias dhe si e keni zgjidhur atë?

Nuk kam pasur ndonjë dilemë të madhe. Dihet që jeta ka ulje dhe ngritje, por falënderoj Zotin që deri tani ka shkuar çdo gjë mirë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *