Nostalgji

Nostalgji/ Idriz, nuk e prisja këtë nga ti! Xhafa nuk begenis Fidelin

16:00 - 09.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Idriz, nuk e prisja këtë nga ti! Xhafa nuk begenis Fidelin




Idriz, nuk e prisja këtë nga ti!
Deputetët e Partisë Socialiste ende nuk e kanë falur ish-deputetin e tyre, Shpëtim Idrizi, që pasi mori votat nga elektorati i majtë, shkoi dhe krijoi Partinë e tij Drejtësi dhe Unitet. Kjo ka qenë edhe temë diskutimi mes tij dhe deputetit Bashkim Fino pak çaste para se të hynin në seancën parlamentare. Edhe pse Idrizi i ka treguar motivet e tij që “e detyruarn” të merrte këtë kthesë, Fino përsëri jo vetëm që nuk e ka mbështetur por i ka pohuar se ndihet shumë i zhgënjyer. Madje gojët e liga thonë që edhe ish-kryeministri Fatos Nano, i cili edhe e futi në PS Idrizin është zhgënjyer shumë…

Xhafa nuk begenis Fidelin

Është ngritur nga vendi i vetë dhe është afruar pranë deputetit Fatmir Xhafa, por ka gjetur një mospërfillje të tejskajshme prej tij. Fytyra lutëse e deputetit të ri të Partisë Socialiste, Fidel Ylli shihet mësë miri në këtë foto, ndërsa Xhafa vazhdon në terezinë e tij pa kthyer as kokën nga kolegu i tij. Nuk dimë të kenë pasur ndonjë thyerrje në raprotet e tyre, por ama diç ka ndodhur! Ose Xhafa është në anën e deputetit tjetër të Qarkut të Beratit, Erjon Braçe, gjë që do të shpjegonte mësë miri sjelljen e tij.

Ky shkrim u botua më 26 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.