Kryesore

Mbledhja e grupit parlamentar të PS, përjashtohet Gjetan Gjetani. Ja çfarë thotë Balla për Vettingun në politikë

10:37 - 10.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku është votuar për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.




Deputeti u përjashtua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS më 7 shtator.

Rama e përjashtoi Gjetanin nga grupi i PS, pasi ky i fundit e cilësoi policinë e shtetit si të paaftë referuar dy vrasjeve të ndodhura ditët e fundit në Kurbin.

Ndërkaq, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mësohet se është diskutuar për propozimin e kreu të PD-së, Lulzim Basha për Vettingun e politikanëve.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

“Propozimi i Bashës për Vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi”, – mësohet se ka thënë Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht Vettingun për politikanët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.