Nostalgji

Nostalgji/ Inis Gjoni me Artan Imamin? Motivi…

16:00 - 10.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Inis Gjoni me Artan Imamin? Motivi…




Nuk kanë mbetur gjatë sekret surprizat e spektaklit “Miss Shqipëria 2010”. Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo, do të konkurrojnë në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 32 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e “Deliart Association”. Si çdo herë tjetër ato janë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, trevat përreth, por edhe vende të tjera ku jetojnë prej vitesh bashkë me familjet si Italia, Greqia etj. Ndërkohë, grupi organizator së bashku me pretendentet është vendosur prej ditësh në qytetin e gurtë. Siç dihet tashmë, para konkursit vajzat janë pjesë e një turi, i cili këtë vit ka filluar në Jugun e bukur shqiptar.

Por krahas kësaj, stafi ka filluar ngritjen e skenës dhe mbylljen e detajeve të fundit të spektaklit të madh, i cili duket se sivjet do të ketë shumë surpriza. Kështu, surprizat fillojnë që nga emrat e prezantuesve të mbrëmjes, në të cilën do të shpallet mbretëresha e bukurisë për vitin 2010. Ndërkohë që këtë vit Petri Bozo ka ftuar dy personazhe interesante të njohur në këtë fushë, miq të hershëm të “Miss Shqipëria”. Inis Gjoni dhe aktori Artan Imami do të jenë prezantuesit e këtij viti, në një spektakël që parashikohet të jetë jo vetëm i ethshëm për nga niveli i konkurrencës, por edhe i mbushur me të ftuar që do të elektrizojnë mbrëmjen. Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga Bozo, emra të njohur shqiptarë do t’i shtojnë ritmin spektaklit.

Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, vëllezërit korçarë gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta premtojnë të sjellin para publikut sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur. Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garojnë për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mban bukuroshja korçare, Ertemiona Meidani, premtojnë të shënojnë një natë vërtet të paharrueshme në Kalanë e lashtë të Gjirokastrës.

Ky shkrim u botua më 26 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.