AKTUALITET

Ngec epoka “dixhitale”, AMA: Deri në janar vazhdojnë transmetimet analoge tradicionale

14:12 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Epoka “dixhitale” duket se ka ngecur në Shqipëri dhe kjo për faktin e vetëm, të një keqmenaxhimi.




Kreu i AMA-s, Gentian Sala deklaroi sot se: “Kemi vendosur ridezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit”.

Radhët në dyqane për të blerë dekoderin DVB-T2
Radhët në dyqane për të blerë dekoderin DVB-T2

 

Përpara se të vij data 15 janar 2019, kini parasysh se dekoderi DVB-T2 kushton 2990. Ndërsa ata persona, të cilët kanë televizor të ri të tipit DVB-T2, e kanë të inkorporuar dekoderin që do të thotë nuk kanë nevojë të blejnë një të tillë të ri.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala të hënën tha se deri tani janë shpërndarë falas 88 mijë dekodera për familjet në nevojë. Shqipëria ka një numër të lartë të  kanaleve pa pagesë, gjithsej 34 të tillë, me cilësi të lartë transmetimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.