Nostalgji

Nostalgji/ Elton Deda ‘i çmendur’ pas Anglisë. Petro Koçi: Më pëlqen goli në portën e kundërshtarit

16:00 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Elton Deda ‘i çmendur’ pas Anglisë. Petro Koçi: Më pëlqen goli në portën e kundërshtarit




Elton Deda ‘i çmendur’ pas Anglisë
Botërori ‘Afrika e Jugut 2010’ nuk lë indiferent as artistët të cilët e ndjekin me shumë interes dhe mundohen të gjejnë kohën e përshtatshme apo të programojnë axhendën në mënyrë që të mos humbasin ndeshjet, sidomos ato të fortat. I tillë për shembull është edhe Elton Deda i cili si skuadër të tij të zemrës ka pikërisht Anglinë. Kudo identifikohet me flamurin Anglez përsa i takon futbollit dhe ndjek me vëmendje çdo ndeshje ku luan Anglia. E ndërkohë që sfida këtë herë është shumë e vështirë, pasi Anglia ka përballë një skuadër të fortë si Gjermania, përsëri Elton Deda mendon se Anglia do të dalë kampione, dhe se ndeshja me Gjermaninë, nuk është një problem për skuadrën që ai ka aq simpati.

Petro Koçi: Më pëlqen goli në portën e kundërshtarit
E ndjek edhe ai Botërorin, ndeshjet i pëlqen t’i shohë sidomos kur ato janë mes skuadrave të rëndësishme. E bezdisin Vuvuzelat e këtij viti dhe thotë se janë shumë të mërzitshme po ama kur vjen puna për diskutime, edhe këtu nuk e lë pa e futur politikën. Edhe tek sporti madje. Thotë dhe u drejtohet miqve të tij se goli i pëlqen, i jep kënaqësi ama kur ai ndodh vetëm në portën e kundërshtarit. Kjo është një gjë e bukur dhe të jep forcë për përpara, por menjëherë i kthehet përgjigja se ndodh edhe të shënohet ‘autogol’. E pikërisht këtij të fundit, politikani Petro Koçi I qëndron indifferent, duke e vënë theksin përsëri tek goli në portën e kundërshtarit.

Ky shkrim u botua më 26 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.