Nostalgji

Nostalgji/ Bregu: Në rresht, po vjen doktori

16:00 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bregu: Në rresht, po vjen doktori




Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu duket se ka qenë më e preokupuara në organizimin e mitingut 20-minutësh të Partisë Demokratike, dy ditë më parë në Qytetin Studentit. Para se të fillonte mitingu, Bregu ka qenë gjithë kohës me telefon në vesh duke lajmëruar të vonuarit. Interesim, për të cilin i është bashkuar edhe deputeti i ri, Gerti Bogdani.

Të tjerët janë shfaqur më të qetë, pasi ishin të bindur se tashmë që Bregu e kishte marrë situatën në dorë, çdo gjë do të shkonte vaj. Pasi ka bërë telefonatat e fundit, sërish nuk ishte e qetë. Nga tribuna organizonte njerëzit e pranishëm. Më tej, urdhra andej dhe këshilla këtej. Fotot që ju sjellim, shfaqin gjithë performancat e saj, por mes tyre dominon njëra, ku ajo i drejtohet me duar një vajze të re për të përgatitur turmën, pasi po vinte kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.