Kronikë

Prindërit akuzuan mjekët për vdekjen e foshnjës në Durrës, reagon spitali: Vuante nga një sëmundje e rrallë

17:31 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foshnje ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin e Durrësit, ndërsa prindërit kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit, duke akuzuar mjekët për moskujdesje dhe neglizhencë.




Lidhur me ngjarjen ka ardhur dhe reagimi nga drejtoria e spitalit të Durrësit. Në këtë reagim, sqarohet se pacientja V.G. u paraqit në spital më datë 07.09.2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Sipas drejtorisë së spitalit Durrës, stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Ndërkohë, është duke u kryer autopsia e cila do të jap do shpjegojë shkaqet e vdekjes së foshnjës.

.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.