Sociale

Statistikat, 50% e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në ambientet e shkollës

08:20 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur dje me 11 shtator në Tiranë te Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse, në Festivalin e Rinisë për Drejtësi Sociale, që organizohet për të dytin vit radhazi nga World Vision.




Të rinjtë do të tregojnë përmes dëshmive jo vetëm vështirësitë me të cilat ata përballen, në familje, shkollë apo në komunitete, por edhe sesi ata ia kanë dalë që t’i kalojnë vështirësitë.

Në festival marrin pjesë mbi 300 të rinj nga i gjithë vendi, që përfaqësojnë mijëra të rinj të tjerë, të cilët janë bërë bashkë për sisteme dhe struktura të drejta, për fëmijët më vulnerabël.

Këtë vit “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale” ka si kauzë të tij, lançimin e fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Në mënyrë periodike, World Vision bën publike të dhëna mbi situatën e mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri. Raporti më i fundit i World Vision për Mirëqenien e Fëmijëve për periudhën 2016-2017, tregon se 70% e fëmijëve kanë përjetuar një formë dhune gjatë vitit. Dhuna fizike dhe ajo psikologjike janë format më të përhapura të dhunës ndaj fëmijëve.

41554488_821013241407157_9144639608372330496_n 41673041_821005711407910_5386185938927878144_n 41626331_821012714740543_4940853995620007936_n 41513656_821007001407781_2708887619353182208_n 41537180_821013304740484_7847301658093551616_n 41581905_821005438074604_2144445559933501440_n
<
>

Po ashtu, 80% e prindërve ose kujdestarëve raportojnë se kanë përdorur dhunë të paktën një herë gjatë vitit si mjet disiplinimi dhe 39.7% e prindërve raportojnë se i kanë neglizhuar në ndonjë mënyrë fëmijët e tyre. Gjithashtu, shqetësuese paraqiten edhe të dhënat për nivelin e dhunës në shkollë. 50% e fëmijëve raportojnë se nuk ndihen të sigurt në ambientet e shkollës.

Ky Festival synon që të krijojë një lëvizje rinore, e cila do të nxisë ndryshimin e sjelljeve dhe qëndrimeve, lidhur me dhunën ndaj fëmijëve dhe të rinjve, në mënyrë që ata të mund të rriten në komunitete të sigurta e gjithëpërfshirëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.