Kryesore

Sali Berisha: Jam gati të hetohem 100 herë. Frikë s’kam nga asgjë

22:26 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare

Sali Berisha është gati të hetohet. Si nga ata që ai thotë se do bëjnë vettingun në politikë po ashtu dhe nga të huajt nëse do të vinin.

Në “Opinion” ai tha se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga vettingu në politikë pasi i ka duart e lyera.

Berisha deklaroi gjithashtu se në ambasadën shqiptare në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ndërtohet një gradaçelë. Për këtë, akuzon sërish Kryeministrin Edi Rama.

“A ka gjë në botë që fut në thes Sarajet e Surrelit? A ka gjë në botë që fut në thes kullën “Kristaq Rama” te stadiumi? A ka gjë në botë që fut në thes gradaçelën “Kristaq Rama” që do ndërtohet së shpejti në Nju Jork? Po prishet ambasada për të ndërtuar gradaçelën Kristaq Rama”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Nga se keni frikë në politikë?

Sali Berisha: Nga Zoti, absolutisht. Në politikë nga asgjë

Lorenc Vangjeli: Edhe ju nuk jeni aq i pasur sa të blini të shkuarën tuaj? Kur vjen nata, ajo pendesa….

Sali Berisha: Mund të të jap me dhjetëra fakte të pakundërshtueshme që jam i vetmi politikan që sa herë kam shkuar drejt zgjedhjeve jam gati të jap dorëheqjen nëse humbas.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *