Kryesore

“Vettingu në politikë për të penguar drejtësinë. E dërgojmë në Venecia”

22:02 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama doli këtë të enjte kundër vettingut në politikë. Që pas hedhjes së idesë së kreut të PD, Lulzim Basha, që përveç në sistemin e drejtësisë, edhe politikanët t’i nënshtrohen vettingut, kjo ka qenë edhe tema e ditëve të fundit të diskutimit mes opozitës dhe mazhorancës. Por sipas Ramës kjo bëhet për të penguar vettingun në drejtësi. Kryeministri tha në Top Channel se do t’i drejtohet komisionit të Venecias.




Po ashtu ai u shpreh që dëshiron të hapen librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre, nisur nga “sarajet” e tij.

“Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama u shpreh se vetting për politikanët do të thotë, sipas tij nëse i kanë apo jo duart e pastra.

“Ka një ventting për politikanët, për lidhjet e tyre me krimin dhe pasuritë. Për mua vetting i politikanëve është, duart i ke të pastra apo jo. Je i përfshirë me veprimtari kriminale, ke lidhje me krimin, kjo është çështje e drejtësisë”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ketu do te dalin keto pseudo politicians ,e duan vertet kete venting apo bejne shou.po vetingun e keni te bere nga populli ore budallenj qe jua ren mendja se edhe kesaj radhe do tja dilni mbane. Jo, ju do to paguani te gjitha dhe atje Ku nuk e keni menduar kure, djersa dhe buka e fukarase do ju ze frymen, bejeni PSE luani si macja me miun qelbesira ,plehra, derrash.

    Përgjigju ↓