POLITIKË

Zgjedhjet lokale në rrezik, Berisha: Opozita nuk duhet të futet

22:44 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen dhe të rrëzojnë këtë qeveri. Deklarata e tij vjen pak kohë përpara zgjedhjeve lokale.




Ish-Kryeministri Sali Berisha po ashtu ka deklaruar se kjo opozitë nuk do të fitojë kurrë me Edi Ramën Kryeministër, pasi nuk lejon zgjedhje të lira.

“Nuk mund ta krahasoj me opozitën time. Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd, do ishte shumë e padrejtë. A ka bërë opozitë? Padiskutim që ka bërë opozitë të fortë. Unë do bëja gjithçka t’i çoja patkonjtë Edi Ramës qoftë edhe me mjetet që ju kundërshtoni. Në kushtet e grushtit të shtetit, mjetet janë të gjitha. Pa armë, ai ikën pa armë. Opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet. Armik më të egër pas Enver Hoxhës nuk ka. Edi Rama nuk pranon kurrsesi votën. Ai duhet nxjerrë prej leckash nga zyra”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.