AKTUALITET

Çonte vajza për prostitucion në Maqedoni, burg për Shpëtim Çekrezin

11:32 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka dhënë gjykata e Tiranës për Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.




45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.

Po kush është Shpëtim Çekrezi? Ai prezantohej si punonjës i cirkut dhe nën këtë petk rekrutonte vajza me qëllim që shoqata kërkonte sekretare, duke i çuar mandej për prostitucion. Në rrjetet sociale, ai shfaqet sikur ka njohje dhe shoqëri me persona VIP të skenës shqiptare. Nga një kërkim në faqen në Facebook të shoqatës artistike Ferdinand Deda, kryetari i saj shihet teksa pozon krah artistëve të njohur si këngëtarja Eli Fara apo Sejfulla Myftari, i njohur edhe si Cekja i Beratit.

45-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë, ndërsa emri i tij u bë i njohur te talent show “Tu Si Que Vales”, ku çuditi publikun shqiptar si iluzionist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.