AKTUALITET

DETAJE/ Përplasje me armë në Divjakë mes RENEA-s dhe një 77-vjeçari

11:50 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasje me armë në fshatin Remas të Divjakës mes një banori dhe forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku RENEA ka qenë në aksion për gjetjen e dy persona të shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje.




RENEA ka rrethuar shtëpinë e Haxhi Likës në këtë zonë gjatë operacionit, por ka hasur në rezistence me armë gjahu.

Sipas burimeve i moshuari ka kundërshtuar policinë, e për pasojë RENEA është detyruar të qëllojë në ajër.

Nga sa bëhet e ditur, në rrethana ende të paqarta Lika është plagosur në kokë dhe mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes. Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.