AKTUALITET

Konfliktet nuse dhe vjehrrë. Nga helmimi me fostoksinë tek vrasjet makabre, krimet që kanë tronditur Shqipërinë

14:42 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vjehrra e mirë është ‘çelësi’ i suksesit për një çift, në të kundërt gjërat mund ndryshojnë dhe “TI” mbetesh sërish e vetme në përpjekje të një fati të ri dhe me shpresën që vjehrra e ardhshme nuk do të jetë e keqe.




Apo të gjesh vërtetësinë e shprehjes zhargon që, lë një nënë dhe gjen një tjetër… Nisur nga rasti i sotëm i trajtuar në emisionin me “Zemër të hapur”, ku gati sa nuk pati një përleshje fizike mes ish-vjehrrës Natashës dhe nusen Eglantina natyrshëm lind pyetja: Kush e ka fajin?

Nëse dëgjon njërën palë, thua nëna? Pastaj mendon a mund të lejojë nëna që ta dhunojë të birin, babai i saj. Apo më keq akoma të shikojë pornografi? Një mori pyetjesh të shkojnë ndërmend, por fundi mbetet i njëjtë: E gjithë lufta, akuzat, ndërakuzat bëhet për kujdestarinë. Babai e do djalin, por dhe nëna e do…

Domethënë e gjithë debati duhet bërë midis çiftit…

Mirëpo, rasti i sotëm tregoi edhe njëherë se ka vjehrra që ndërhyjnë në çdo gjë dhe bëhen protagoniste.

Nusja dhe vjehrra? Është një rivalitet i përjetshëm, një marrëdhënie e komplikuar, ku në jo pak raste janë bërë shkaktare të prishjes së marrëdhënieve të çiftit dhe çuarjes në divorc. Mirëpo, kur kjo e fundit ndodh, atëherë mbaron edhe “misioni i saj”. Por jo, ka dhe nga ato raste si ai i sotmi që vazhdojnë të vënë diktatin e tyre.

Xhelozia, marrja e komandës, nusja duhet të bëjë siç thotë ajo (ka apo s’ka të drejtë? etj., ndërhyrja te fëmijët, ndonëse nuk janë të sajët kanë çuar që nuset në jo pak raste nisur nga rrethana të caktuara të ndërmarrin aktin ekstrem; vrasjen e nënës së burrit.

Kemi dëgjuar jo pak raste, që nga Dibra e në Korçë, raste të tmerrshme që kanë bërë të dridhemi dhe të mendojmë: Uou, sa shumë filma ka parë? Skenare të denja për filma, por të zbatuara në realitetin shqiptar. Më poshtë, po ju sjellim krimet e nuseve që kanë bërë bujë vitet e fundit.

Marjan Çmeta – 2017

E fton për vizitë vjehrrën dhe i hedh fostoksinë në lëngun e portokallit… Edhe pse nuk jetonte me vjehrrën e saj, Marjana Çmeta kishte përgatitur gjithçka në detaje për të vrarë vjehrrën e saj, Lirien.

Problemet që kishin mes tyre e shtynë të renë të ndërmerrte aktin ekstrem, ta vriste duke i hedhur helm në lëngun e portokallit. Dëshmia e Marjana Çmetës ka qenë tronditëse, një skenar i denjë për filma…

Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona nuk ishin të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Unë isha shumë e fiksuar vetëm te ajo. Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë, pasi kishte shpërndarë qumështin. E pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim. I ofrova një lëng portokalli brenda së cilës kisha hedhur fostoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja në jetë fëmijën tim.

Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë, por zëri i saj sa vinte e rritej. Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”. Kështu ka deklaruar Marjana, e dëshpëruar para Hoxhës së zonës, i cili gjithashtu është i arrestuar.

Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi

Një histori dashurie që daton herët, në fshatin Strumë të Fierit. Edhe pse të dy u martuan dhe krijuan familje, mesa duket nuk e kishin harruar njëri-tjetrin. Kasemi 26-vjeçar dhe Hysnia 32-vjeçare, ndërmorën aktin ekstrem natën e 21 janarit. Nga pamundësia për të takuar të dashurën, pasi i kishte ardhur i shoqi nga emigracioni, Kasemi niset nga fshati Strumë i Fieri drejt Vlorës dhe vret e më pas djeg nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallarin. Një ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik, ku vetëm dy ditë më parë doli në dritë e vërteta. Tashmë Hysnia dhe i dashuri i saj ndodhen prapa hekurave dhe kanë pranuar krimin makabër.

Elda Tanushi- viti 2017

Historia e Elda Tanushit nga fshati Maliq i Shijakut është e denjë për një skenar filmi. Vjehrra i kërkon një gotë kos, ajo i hedh helm për ta vrarë, por nuk ia doli dot. Ngjarja daton në Korrik të 2017-ës. Asokohe Elda kishte vetëm 6 muaj e martuar dhe vendosi të ndërrmarrë aktin ekstrem. Vjehrra, Arjana Stafa, shpëtoi dhe denoncoi në polici nusen. Nga kjo ngjarja çfarë nuk u tha. Nusja e shtëpisë akuzoi vjehrrën për keqtrajtim dhe vjehrrin se e kishte ngacmuar seksualisht.


Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, bënin me dije asokohe për “Gazeta Shqiptare”, se nusja e familjes Stafa ka deklaruar se ngacmohej seksualisht nga vjehrri i saj, Eduart Stafa. Kjo dëshmi ka shokuar edhe inspektorët e krimeve të rënda. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Tanushi ka pohuar se e helmoi vjehrrën, pasi vjehrri e ngacmonte vazhdimisht.

Që kur burri im Donaldi iku emigrant në Greqi, vjehrri nisi të më ngacmonte seksualisht. Vjehrra nuk merrte vesh asgjë. Isha në ankth gjatë gjithë kohës, ndaj bëra atë që bëra”, – është shprehur 19-vjeçarja nga fshati Zall Reç i Dibrës. Ndërkaq, dy ditë më parë, 47-vjeçari Eduart Stafa pohoi për “Gazeta Shqiptare” se nusja e djalit të tij kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë të moshuar nga fshati i saj i lindjes. Jo vetëm kaq, por Stafa tha se në telefonin e tij, që ia ka sekuestruar policia pas ngjarjes, ka gjetur SMS-të e dashurisë të Elda Tanushit.

Xhemile Skuka – 2013

Legjenda urbane e vrasjes me vaj të nxehtë në vesh është realizuar në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës, por gjërat nuk shkuan ashtu siç 30-vjeçarja Xhemile Skuka kishte menduar. Xhemile Skuka tentoi të vriste vjehrrën e saj, Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh, teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi.

Duke qenë se planet nuk i shkuan siç kishte planifikuar, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta.

Por jo vetëm kaq, Xhemilja me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive. E gjithë skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.

Sanije Tuga- viti 2010

Një krim familje tronditi në 2010-ën. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin.

Ornela Domi- viti 1997

Një histori që daton herët dhe që Ornela Domi vazhdon të jetë në kërkim nga policia për vrasjen e Drita Shabës, më 30 maj të 1997-ës. Ornela Domi asokohe vetëm 16-vjeç, nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj. Por vjehrra e saj arriti t’i kapë mat në dhomën e gjumit, dhe e tronditur tentoi të dalë jashtë.

Por 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj me të cilin ishte lidhur nusja e re e qëllon atë me thikë në kraharor 5 herë duke e lënë të vdekur. Të rinjtë organizuan një skenë grabitje dhe që në atë kohë vazhdojnë të jenë në arrati.

Historia  

Ornela Domi sapo ishte martuar dhe jetonte në shtëpinë e burrit të saj bashkë me vjehrrën, Dritën. Bashkëshorti ishte larguar menjëherë pas martesës në Greqi.

Në atë kohë, bashkëshortja e tij adoleshente krijon lidhje intime me kushëririn e parë të burrit, djalin e xhaxhait, Xhurian Shabën. Edhe ky i fundit ishte adoleshent, madje një vit më i vogël sesa gruaja e kushëririt të tij.

Një natë, kur Xhuriani ishte në dhomën bashkëshortore të Ornelës, ata kapen “mat” nga vjehrra e nuses. E shokuar nga pamja që ka para syve, Drita tenton të largohet nga shtëpia, por qëllohet 5 herë me thikë nga Xhurian Shaba dhe vdes.

Për të mbrojtur të dashurin e saj dhe për të fshehur tradhtinë bashkëshortore, Ornela sajon grabitjen e banesës nga ana e Xhurianit. Ky i fundit largohet nga shtëpia e xhaxhait me florinjtë, ndërsa Ornela lajmëron policinë.

Në fillim dyshohet se gjithçka ka ndodhur sipas rrëfimit të nuses vjeçare, por vite më vonë Policia e Durrësit rihap çështjen nisur nga këmbëngulja e burrit të Ornelës dhe birit të Dritës, Afrim Shabës.

Që nga ajo kohë Ornela është shpallur e kërkuar nga drejtësia, madje është dënuar me 9 vite burg për vrasje të kryer në bashkëpunim, por ende nuk është bërë e mundur që Ornela Shaba të vuajë dënimin për krimin e kryer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.