Show-Bizz

Marina Farës i thyhet përsëri zemra, ja detajet e ndarjes së çiftit

10:36 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ajo është një nga vajzat më të komentuara të show bizzit për bukurinë, trupin perfekt si dhe për lidhjet që nuk kanë fund të lumtur. E kemi fjalën për Marina Farën. Bukuroshja, e cila është diskutuar mjaftueshëm në media këto kohë për lidhjen me djaloshin nga Laçi u ka dhënë fund pikëpyetjeve të mëdha. Ajo ka hequr të gjitha foto me të dashurin nga llogaria e saj në “Instagram” dhe nuk është më përdoruese e tij. I gjithë ky mister që kaploi botën rozë nisi me ndryshimin e beftë të  Marinës që prej kohësh është munduar ta mbaj larg mediave jetën personale, pasi në rrjetet sociale u përhap lajmi se është shtatzënë. Ajo në llogarinë e saj muajt e fundit kishte “shpërthyer” me imazhe e video nga më të ndryshmet, ku çifti shiheshin bashkë dhe i shkëmbenin njëri-tjetrit puthje e dashuri. Edhe më të dyshimtë gjithë këtë supozim rreth ndarjes së Marinës nga i dashuri i saj, e bëri qarkullimi i imazhit ku ajo shihet në një klinikë gjinekologjike duke bërë kontroll. U tha se Fara është në muajin e tretë të shtatzënisë gjë që nuk u pohua kurrë nga ana e saj.




Me shumë gjasë çifti nuk janë pajtuar me njëri-tjetrin rreth ardhjes në jetë të një fëmije, gjë që dyshohet se mund të jetë edhe shkaku kryesor i ndarjes. Këto ditë Marina vendosi t’u kthehet përsëri rrjeteve sociale. Natyrisht, që lajmi për një shtatzëni të mundshme ka sjell dhe reagimin e Eli Farës, të ëmës. Këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” një foto të së bijës, ku kjo e fundit duket në super formë me barkun jashtë. Duket se Eli do t’u mbylli gojën të gjithë atyre që po aludojnë për një shtatzëni të mundshme të vajzës. Ndarja nga i dashuri nuk është e vetmja që i ka thyer zemrën bukuroshes. Raporti i lumtur që pati për një kohë të shkurtër me biznesmenin nga Shkodra është një rast tjetër që e ka lënduar atë. Me shpalljen e fejesës në 31-vjetorin e saj, Marina mori një unazë diamanti nga 40-vjeçari, ndërkohë që nuk bëhej e ditur se ku u njoh çifti. Më vonë u zbulua se ata ishin njohur nga një shoqëri e përbashkët e Elit, me disa menaxherë arti dhe një rrethi artistësh që frekuentonin të njëjtin lokal në Tiranë. Asokohe qarkulluan në internet foto të realizuar gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së Eli Farës, të cilat i publikoi edhe ai vetë në profilet e tij në rrjetet sociale për t’u treguar vajzave që mund t’i kenë vënë syrin për shkak të pasurisë, pasi ai nuk ishte më beqar. Marina ka preferuar gjithmonë që t’u qëndrojë larg situatave, të cilat e vënë atë në epiqendër të komenteve. Sidoqoftë, ne urojmë që Marina të mos përjetoj më histori të trishta dhe gjithçka të rrjedhë siç bukuroshja do.

Ajo është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, shkruan Gazeta Blic.

Flasim për vajzën e këngëtares, Eli Fara, Marinën e cila komentohet shumë për provokimet që bën në rrjete sociale.

Duke qenë se është shumë aktive me postime, çdo fotografi është më provokuese se tjetra.

Jo vetëm për paraqitjet provokuese, por Marina Fara komentohet shumë edhe për lidhjet e saj.

Ka vetëm pak muaj që ajo është ndarë nga i fejuari, të cilin vet e bëri publike në një postim në Instagram, por që ajo fejesë zgjati shumë pak, vetëm dy muaj, shkruan Gazeta Blic.

Arsyet e ndarjes ajo nuk i bëri të ditura asnjëherë.

Mirëpo, shumë shpejt vajza e Eli Farës u shfaq në krahët e një mashkulli tjetër, ku dhe po publikon fotografi të ndryshme me të, por gjithmonë duke i fshehur fytyrën.

Ajo në llogarinë e saj muajt e fundit kishte “shpërthyer” me imazhe e video nga më të ndryshmet ku çifti shiheshin bashkë dhe i shkëmbenin njëri-tjetrit puthje e dashuri. Edhe më të dyshimtë gjithë këtë supozim rreth ndarjes së Marinës nga i dashuri i saj, e bënë rrjedhja e imazhit ku ajo shihet në një klinikë gjinekologjike duke bërë kontroll. Në informacionet që shumë media në Shqipëri i kanë publikuar thuhet se tashmë Fara është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Ka shumë gjasa që çifti nuk janë pajtuar mes vete rreth të bërit fëmijë gjë që dyshohet se mund të jetë edhe shkaku kryesor i ndarjes.

Sido që të jetë, Marina Fara vazhdon të mbetet një nga vajzat më joshëse shqiptare e cila gjithmonë di të marrë vëmendjen mediatike qoftë me linjat e bujshme trupore qoftë edhe jetën e saj e cila jo çdo herë është brenda kufijve të privates.

Vlen të theksohet se i(sh) dashuri i Marina Farës sipas burimeve të JOQ gjendet në burg dhe është i fejuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.