EKONOMI

Ndërtimet para ’91, ja formulari i legalizimit

10:54 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Ditën e hënë të gjithë qytetarët që kanë në pronësi një objekt të ndërtuar përpara vitit 1991, por nuk disponojnë hipotekën, mund të shkojnë e të nisin procedurat për marrjen e saj. Çdokush mund të nisë aplikimin në zyrat rajonale të ALUIZNI-t dhe të sjellë dokumentacion që provon pronësinë: leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica dhe genplane apo vendime të vjetra të Këshillave Popullore. Çelja e procedurës u bë e ditur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. “Kjo është sfida e ardhshme e qeverisë. Duke nisur nga 17 shtatori, të gjithë ata që nuk kanë dokument pronësie për banesat para vitit ’91, duhet të paraqiten në sportelet tona për aplikim. Të mbledhin çdo dokument që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruara. Kjo nuk është e detyrueshme, por çdo dokument që mund të keni ndihmon institucionin për dosjen. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet edhe në faqen e internetit të ALUIZNI-t”, shpjegoi Lame. “Meqenëse kemi të bëjmë me një problem që prek mijëra familje, do të kërkoja mirëkuptimin e qytetarëve që të mos krijojnë radhë. Të paraqiten fillimisht ata që e kanë të domosdoshme dokumentin e pronësisë: ata që duan ta shesin shtëpinë, ata që duan të marrin kredi, ose ata që janë për shpronësim, sepse u kalon rruga te shtëpia”, u shpreh Lame.




Aplikimi
Lame bëri të ditur procedurën që duhet të ndjekin qytetarët për të legalizuar shtëpitë. “Duke filluar nga e hëna, 17 shtator, të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991 do të mund të fillojnë të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar. Ndërkohë mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe. Formularët e aplikimit mund të plotësohen pranë Drejtorive Rajonale në të gjithë Shqipërinë. Meqenëse kemi të bëjmë me një problem të mbartur prej dhjetëra vjetësh dhe që intereson me dhjetëra-mijëra familje, do të kërkoja mirëkuptimin e qytetarëve për të mos krijuar situata radhësh dhe grumbullimesh pranë sporteleve tona. Në një periudhë të parë, le të paraqiten ata qytetarë që kanë urgjenca të ndryshme, duan të shesin banesën, çështje kredish, trashëgimie etj., si edhe ata qytetarë që e kanë filluar këtë aplikim pranë bashkive. Më pas, le të vazhdojmë qetësisht së bashku me qytetarët e tjerë. Në këto vite krijuam besim te qytetarët dhe çuam drejt përfundimit kalvarin e legalizimeve. Me të njëjtin besim iu drejtohemi qytetarëve, që edhe këtë sfidë të re ta përballojmë së bashku”, – tha Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Vendimi
“Në korrik 2018, qeveria miratoi Vendimin 442: ‘Për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991’. Ky Vendim i Këshillit të Ministrave shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të banesave të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Pra, qëllimi i këtij vendimi është të formalizojë një kategori pasurish të paluajtshme, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë pasur dokumentacion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht. Numri i banesave që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve, ndaj si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme”, – tha Lame. Sipas tij, zbatimin e këtij vendimi dhe të gjithë procedurën përkatëse, qeveria ia ngarkoi ALUIZNI-t. Tashmë që procesi i legalizimeve ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij, procesi i regjistrimit të banesave para vitit 1991 është sfida e radhës e ALUIZNI-t. “Risitë kryesore të vendimit të miratuar së fundmi janë: 1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm një numër shumë të kufizuar dokumentesh pranë ALUIZNI-t). 2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës. 3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrorë, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë. Siç e thashë edhe më lart, vendimi u miratua që në korrik dhe këta dy muaj na shërbyen për të organizuar stafet tona dhe për të krijuar pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t nga një sektor që do të merret me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je”, – tha Lame.

Vendimi parashikon

1. Lehtësimin e barrës së aplikuesit nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm një numër shumë të kufizuar dokumentesh pranë ALUIZNI-t).
2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës.
3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrorë, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kristaq zharra Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. po ndertesat qe jane ndertuar ne 1928 ne fshat dhe ZVRPP ja ka kater vjet qe na sorrollat e sna jep certifikaten se ne rregjistrat e tyre keto prona kane 4 emertime si ky rast ( prone shteti , livadh , are , dhe truall pa ndertese ) a do kene prioritetmbas kesaj zvaritje ?

    Përgjigju ↓