Nostalgji

Nostalgji/ Anthony Çako mes femrash. Çili, s’janë për ty fustanet e mbyllura!

16:00 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Anthony Çako mes femrash. Çili, s’janë për ty fustanet e mbyllura!




Anthony Çako mes femrash
Në gjithë historitë ku dy prindër ndahen fëmijët janë ata më të pafajshmit. Ditët e fundit shtypi rozë u mbush me lajme që tregonin për divorcin e sopranos me famë botërore Inva Mula dhe kantautorit Pirro Çako. Sipas gjyqit dhe dëshirës së djalit të tyre të vetë, Anthony, ai do të qëndrojë me nënën e tij në Paris, ku edhe është rritur dhe studion. Sot Anthony vjen në “Bluetooth” në një foto vërtetë të bukur ku ka pozuar me shoqet e klasës së tij. Ai tashmë duket një adoleshent i vërtetë!

Çili, s’janë për ty fustanet e mbyllura!
Bërja pjesë e politikës duket se po i kushton jo pak këngëtares Çiljeta Xhilaga. Së pari, i është dashur të ndryshojë gjithë garderobën. Dhe ja, në mitingun e Partisë Demokratike me rastin e 20-vjetorit të hapjes së ambasadave, Çili është shfaqur me një fustan të zi të mbyllur, kopsat e të cilit nuk lejonin të shihje asgjë nga dekolteja e saj, shtuar kësaj edhe mëngë të gjata. Mjaft serioze, por kjo nuk është Çili. Çili, të gjithë të duan siç je, jo ndryshe!

Ky shkrim u botua më 3 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.