Kryesore

Rama merr vendim: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti edhe në administratë

12:32 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Jo vetëm nxënësit nuk do të përdorin celular, por edhe mësuesit. Madje, shumë nuk do të lejohet të përdoren as në institucionet e shtetit”.




Kështu është shprehur gjatë një takimi që ka pasur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit që ka pasur sot me mësuesit e punësuar nga portali. Ai ka bërë të ditur se do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione.

Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.