EKONOMI

Rritje 2.4%, por e “fryrë” nga karburantet

11:20 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shitjet me pakicë u rritën me një ritëm më të lartë në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit 2.4% me bazë vjetore. Kjo është rritja më e lartë e shitjeve me pakicë në ekonomi që nga fillimi i vitit 2017. Megjithatë, një ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e shitjeve me pakicë vazhdon të ketë tregtia e karburanteve. INSTAT raporton se po të përjashtojmë tregtinë e hidrokarbureve, rritja e shitjeve me pakicë do të ishte e përgjysmuar, me 1.2%. Ndaj, po të përjashtojmë karburantet, rritja e shitjeve me pakicë në ekonomi ngelet ende shumë modeste.




Shitjet me pakicë janë ndër treguesit kryesorë të tërthortë të ecurisë së konsumit privat në ekonomi, ndaj kjo rritje e zbehtë vë në pikëpyetje optimizmin për një kontribut më të lartë të këtij komponenti në rritjen ekonomike. Konsumi është shtylla kryesore e rritjes së ekonomisë shqiptare, me mbi 80% të kontributit total. Në tremujorin e dytë rritja e shitjeve ishte më e ekuilibruar mes produkteve ushqimore dhe joushqimore. Përkatësisht, shitjet e produkteve ushqimore u rritën me 1.4%, ndërsa ato joushqimore me 1.2%. Në parim, rritja e shitjeve në mënyrë lineare, pavarësisht elasticitetit të kërkesës, mund të interpretohet si zhvillim pozitiv.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.